Profeti Yaqub

10 / 25 يعقوب Jacob 11 ajete

Jakubi është biri i Is'hakut dhe babai i Jusufit.

1

Këshilla e tij e fundit

Kur i afrohet vdekja, Jakubi i pyet bijtë e tij çfarë do të adhurojnë pas tij. Ata përgjigjen se do të adhurojnë Zotin e tij, Zotin e etërve të tij Ibrahimit, Ismailit dhe Is'hakut, një Zot të vetëm, dhe Atij i nënshtrohen.

Shfaq ajetet (2)

وَوَصَّىٰ بِهَآ إِبْرَٰهِۦمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَٰبَنِىَّ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصْطَفَىٰ لَكُمُ ٱلدِّينَ فَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ ﴿١٣٢﴾

Ibrahimi u rekomandoi këtë fëmijëve të tij, po edhe Jakubi: “O bijt e mi! perëndia me të vërtetë ka zgjedhë për ju fenë e vërtetë, dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë!”

أَمْ كُنتُمْ شُهَدَآءَ إِذْ حَضَرَ يَعْقُوبَ ٱلْمَوْتُ إِذْ قَالَ لِبَنِيهِ مَا تَعْبُدُونَ مِنۢ بَعْدِى قَالُوا۟ نَعْبُدُ إِلَٰهَكَ وَإِلَٰهَ ءَابَآئِكَ إِبْرَٰهِۦمَ وَإِسْمَٰعِيلَ وَإِسْحَٰقَ إِلَٰهًۭا وَٰحِدًۭا وَنَحْنُ لَهُۥ مُسْلِمُونَ ﴿١٣٣﴾

A ishit ju prezent kur Jakubit iu afrua vdekja, dhe i pyeti të bijt: “Kënd do ta adhuroni pas meje?” – Ata u përgjegjën: “Na do ta adhurojmë Perëndinë tënd (i cili është) edhe Zoti i baballarëve tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakit, një Zotit të vetëm, dhe ne i bindemi vetëm Atij!”

2

Durim i bukur

Kur edhe vëllai i Jusufit mbahet prapa, Jakubi thotë se durimi është më i përshtatshmi dhe shpreson që Allahu t'i sjellë të gjithë te ai. Sytë e tij zbardhen nga hidhërimi, megjithatë u thotë bijve të tij të shkojnë të kërkojnë dhe të mos e humbasin shpresën te lehtësimi i Allahut. Kur këmisha e Jusufit hidhet mbi fytyrën e tij, ai sheh përsëri.

Shfaq ajetet (9)

قَالَ بَلْ سَوَّلَتْ لَكُمْ أَنفُسُكُمْ أَمْرًۭا ۖ فَصَبْرٌۭ جَمِيلٌ ۖ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَأْتِيَنِى بِهِمْ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْحَكِيمُ ﴿٨٣﴾

Jakubi tha: “Jo, por shpirti juaj e ka kurdisur krejt këtë. Durimi im është, durim i bukur. Shpresoj se Perëndia do t’mi kthejë të gjithë, sepse Ai, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.

وَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَٰٓأَسَفَىٰ عَلَىٰ يُوسُفَ وَٱبْيَضَّتْ عَيْنَاهُ مِنَ ٱلْحُزْنِ فَهُوَ كَظِيمٌۭ ﴿٨٤﴾

(Jakubi) u kthye prej tyre dhe tha: “O i mjeri unë për Jusufin!” Sytë iu kishin zbardhur prej pikëllimit dhe ishte plot zemërim.

قَالُوا۟ تَٱللَّهِ تَفْتَؤُا۟ تَذْكُرُ يُوسُفَ حَتَّىٰ تَكُونَ حَرَضًا أَوْ تَكُونَ مِنَ ٱلْهَٰلِكِينَ ﴿٨٥﴾

(Bijtë e Jakubit) thanë: “Pasha Perëndinë, ti po e përmend Jusufin papra, saqë do të sëmuresh rëndë ose do të vdesish!”

قَالَ إِنَّمَآ أَشْكُوا۟ بَثِّى وَحُزْنِىٓ إِلَى ٱللَّهِ وَأَعْلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ ﴿٨٦﴾

(Jakubi) tha: “Unë, pikëllimin dhe zemrimin tim ia paraqes vetëm Perëndisë, e nga Perëndia e di atë që nuk e dini ju”.

يَٰبَنِىَّ ٱذْهَبُوا۟ فَتَحَسَّسُوا۟ مِن يُوسُفَ وَأَخِيهِ وَلَا تَا۟يْـَٔسُوا۟ مِن رَّوْحِ ٱللَّهِ ۖ إِنَّهُۥ لَا يَا۟يْـَٔسُ مِن رَّوْحِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْقَوْمُ ٱلْكَٰفِرُونَ ﴿٨٧﴾

“O bijtë e mi, shkoni e hulumtonie Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Perëndisë. Me të vërtetë, shpresën në mëshirën e Perëndisë nuk e humbin, përpos populli mohues”.

ٱذْهَبُوا۟ بِقَمِيصِى هَٰذَا فَأَلْقُوهُ عَلَىٰ وَجْهِ أَبِى يَأْتِ بَصِيرًۭا وَأْتُونِى بِأَهْلِكُمْ أَجْمَعِينَ ﴿٩٣﴾

Shkoni me këtë këmishë time dhe vënie në fytyrën e babës tim e ai do të shohë, dhe m’i sillni tërë familjet tuaja!

وَلَمَّا فَصَلَتِ ٱلْعِيرُ قَالَ أَبُوهُمْ إِنِّى لَأَجِدُ رِيحَ يُوسُفَ ۖ لَوْلَآ أَن تُفَنِّدُونِ ﴿٩٤﴾

E, kur karavani u largua nga toka (e Egjiptit), babai i tyre tha: “Unë, me të vërtetë, po ndjejë erën e Jusufit, sikur ju të mos më quanit matuf”.

قَالُوا۟ تَٱللَّهِ إِنَّكَ لَفِى ضَلَٰلِكَ ٱلْقَدِيمِ ﴿٩٥﴾

Ata thanë: “Pasha Perëndinë, me të vërtetë, ti edhe tani qëndron në gabimin e mëparshëm”.

فَلَمَّآ أَن جَآءَ ٱلْبَشِيرُ أَلْقَىٰهُ عَلَىٰ وَجْهِهِۦ فَٱرْتَدَّ بَصِيرًۭا ۖ قَالَ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ إِنِّىٓ أَعْلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ ﴿٩٦﴾

E, kur erdhi sihariquesi, ia vuri këmishën në fytyrën e tij (Jakubit), e atij iu kthye të pamurit. (Atëherë), tha (Jakubi): “A nuk ju kam thënë, se unë di nga Perëndia atë që nuk e dini ju”.

Kjo histori është marrë vetëm nga Kurani. Nuk shtohen detaje nga libra të tjerë.

Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi: Hasan Efendi Nahi.

Pyetje mbi profetët

Kush ishte profeti Yaqub?

Jakubi është biri i Is'hakut dhe babai i Jusufit.

Ku është historia e Yaqub në Kuran?

Është në Al-Baqarah 2:132–133, Yusuf 12:83–87, Yusuf 12:93–96. Kjo faqe i shfaq këto ajete në arabisht dhe në gjuhën tuaj.

This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources