Profeti Shuayb

13 / 25 شعيب 14 ajete

Shuajbi u dërgua te populli i Medjenit.

1

Matje e ndershme

Shuajbi i thotë popullit të tij të adhurojë vetëm Allahun, të japë matje dhe peshë të plotë, të mos i mashtrojë njerëzit në mallrat e tyre dhe të mos përhapë shkatërrim në tokë. U kujton se ishin pak dhe Allahu i shumoi.

Shfaq ajetet (6)

وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًۭا ۗ قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ ۖ قَدْ جَآءَتْكُم بَيِّنَةٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ ۖ فَأَوْفُوا۟ ٱلْكَيْلَ وَٱلْمِيزَانَ وَلَا تَبْخَسُوا۟ ٱلنَّاسَ أَشْيَآءَهُمْ وَلَا تُفْسِدُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَٰحِهَا ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌۭ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ﴿٨٥﴾

Dhe Na (ia dërguam) popullit të Medjenit, vëllain e tyre – Shuajbin e ai tha: “O populli im! Adhuronie Perëndinë! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Madje, me të vërtetë, ju ka ardhur argument nga Zoti juaj: Plotësoni matjen dhe peshimin e mos iu cungoni njerëzve sendet. Mos bëni ngatërresa në Tokë, pasi në të është vënë rregull. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë!

وَلَا تَقْعُدُوا۟ بِكُلِّ صِرَٰطٍۢ تُوعِدُونَ وَتَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ مَنْ ءَامَنَ بِهِۦ وَتَبْغُونَهَا عِوَجًۭا ۚ وَٱذْكُرُوٓا۟ إِذْ كُنتُمْ قَلِيلًۭا فَكَثَّرَكُمْ ۖ وَٱنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُفْسِدِينَ ﴿٨٦﴾

Dhe mos rrini në pusi në çdo rrugë, duke frikësuar dhe duke penguar nga rruga e Perëndisë ata që besojnë në Te, duke kërkuar shtrembërimin e saj! Dhe mendoni, kur ishit pak në numër, e Ai ju shumoi. Shikoni si përfundojnë ngatërrestarët!

وَإِن كَانَ طَآئِفَةٌۭ مِّنكُمْ ءَامَنُوا۟ بِٱلَّذِىٓ أُرْسِلْتُ بِهِۦ وَطَآئِفَةٌۭ لَّمْ يُؤْمِنُوا۟ فَٱصْبِرُوا۟ حَتَّىٰ يَحْكُمَ ٱللَّهُ بَيْنَنَا ۚ وَهُوَ خَيْرُ ٱلْحَٰكِمِينَ ﴿٨٧﴾

Nëse, një grup i juaj beson në profetninë time, a një grup tjetër nuk beson, duroni, derisa Perëndia të gjykojë në mes nesh, se Ai është gjykatësi më i mirë!”

۞ وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًۭا ۚ قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ ۖ وَلَا تَنقُصُوا۟ ٱلْمِكْيَالَ وَٱلْمِيزَانَ ۚ إِنِّىٓ أَرَىٰكُم بِخَيْرٍۢ وَإِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍۢ مُّحِيطٍۢ ﴿٨٤﴾

(Ia dërguam) Medjenit – vëllaun e tyre Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhuronie Perëndinë! Ju s’keni tjetër zot përveç Tij. Mos pakësoni (mungoni) as gjatë matjes me litër as me kandar. Unë po shoh se ju gjendeni në begati të mirë dhe druaj se juve, do t’ju godas dënimi, i një dite që u përfshinë të gjithëve.

وَيَٰقَوْمِ أَوْفُوا۟ ٱلْمِكْيَالَ وَٱلْمِيزَانَ بِٱلْقِسْطِ ۖ وَلَا تَبْخَسُوا۟ ٱلنَّاسَ أَشْيَآءَهُمْ وَلَا تَعْثَوْا۟ فِى ٱلْأَرْضِ مُفْسِدِينَ ﴿٨٥﴾

O populli im, plotësoni matjen në litër dhe kandar – me të drejtë dhe mos ua cungoni njerëzve gjërat e tyre! Dhe mos bëni ngatërresa në Tokë!

بَقِيَّتُ ٱللَّهِ خَيْرٌۭ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ۚ وَمَآ أَنَا۠ عَلَيْكُم بِحَفِيظٍۢ ﴿٨٦﴾

Atë që ua ka lënë Perëndia (dhe që e keni arritur në mënyrë të lejueshme) u është më e mirë, nëse jeni besimtarë; e unë nuk jam ruajtës i juaj.

2

Fundi i Medjenit

Krerët krenarë kërcënojnë se do ta dëbojnë atë dhe besimtarët, nëse nuk kthehen në fenë e tyre. Shuajbi thotë se kthimi do të ishte të trillosh një gënjeshtër kundër Allahut. Tërmeti dhe britma i kapin, dhe në mëngjes mbeten të shtrirë në shtëpitë e tyre. Shuajbi largohet prej tyre.

Shfaq ajetet (8)

۞ قَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ لَنُخْرِجَنَّكَ يَٰشُعَيْبُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَكَ مِن قَرْيَتِنَآ أَوْ لَتَعُودُنَّ فِى مِلَّتِنَا ۚ قَالَ أَوَلَوْ كُنَّا كَٰرِهِينَ ﴿٨٨﴾

E paria e popullit të tij, ata që madhëroheshin thanë: “O Shuajb, na, me të vërtetë, do të dëbojmë ty dhe ata që kanë besuar me ty, nga vendbanimi ynë, ose do të ktheheni ju në fenë tonë”. (Shuajbi) tha: “A ngjanë, edhe pasi ta urrejmë atë!?

قَدِ ٱفْتَرَيْنَا عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا إِنْ عُدْنَا فِى مِلَّتِكُم بَعْدَ إِذْ نَجَّىٰنَا ٱللَّهُ مِنْهَا ۚ وَمَا يَكُونُ لَنَآ أَن نَّعُودَ فِيهَآ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّنَا ۚ وَسِعَ رَبُّنَا كُلَّ شَىْءٍ عِلْمًا ۚ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلْنَا ۚ رَبَّنَا ٱفْتَحْ بَيْنَنَا وَبَيْنَ قَوْمِنَا بِٱلْحَقِّ وَأَنتَ خَيْرُ ٱلْفَٰتِحِينَ ﴿٨٩﴾

Na, me të vërtetë, do t’i bënim Perëndisë gënjeshtër, nëse kthehemi në fenë tuaj, pasi që Perëndia na shpëtoi nga ajo. Na nuk mund të kthehemi në të, përpos, nëse don Perëndia, Zoti ynë. Zoti ynë me dijeninë e Tij i përfshinë të gjitha. Na, te Perëndia mbështetemi. O Zoti ynë, gjyko Ti drejt në mes nesh dhe popullit tonë! Ti je gjykatësi më i mirë”.

وَقَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ لَئِنِ ٱتَّبَعْتُمْ شُعَيْبًا إِنَّكُمْ إِذًۭا لَّخَٰسِرُونَ ﴿٩٠﴾

E, paria e popullit të tij, ata që nuk kanë besuar, u thanë (atyre që kanë besuar): “Nëse shkoni pas Shuajbit, atëherë, me siguri, do të jeni të humbur”.

فَأَخَذَتْهُمُ ٱلرَّجْفَةُ فَأَصْبَحُوا۟ فِى دَارِهِمْ جَٰثِمِينَ ﴿٩١﴾

Dhe i goditi ata tërmeti katastrofal, e mbetën të vdekur në shtëpitë e tyre, të shtangur.

ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ شُعَيْبًۭا كَأَن لَّمْ يَغْنَوْا۟ فِيهَا ۚ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ شُعَيْبًۭا كَانُوا۟ هُمُ ٱلْخَٰسِرِينَ ﴿٩٢﴾

Ata që e kanë konsideruar Shuajbin gënjeshtar – (u zhdukën), thuajse nuk kanë ekzistuar kurrë; ata që e kanë konsideruar Shuajbin gënjeshtar, u zhdukën krejtësisht.

فَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَٰقَوْمِ لَقَدْ أَبْلَغْتُكُمْ رِسَٰلَٰتِ رَبِّى وَنَصَحْتُ لَكُمْ ۖ فَكَيْفَ ءَاسَىٰ عَلَىٰ قَوْمٍۢ كَٰفِرِينَ ﴿٩٣﴾

E, Shuajbi u largua prej tyre dhe tha: “O populli im, unë u kam sjellë urdhërat e Zotit tim dhe ju kam këshilluar. E pse të hidhërohem unë për popullin mohues?!”

وَلَمَّا جَآءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا شُعَيْبًۭا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ بِرَحْمَةٍۢ مِّنَّا وَأَخَذَتِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ٱلصَّيْحَةُ فَأَصْبَحُوا۟ فِى دِيَٰرِهِمْ جَٰثِمِينَ ﴿٩٤﴾

E, kur erdhi urdhëri Ynë (dënimi), e shpëtuam Shuajbin bashkë me besimtarët e tij – me mëshirën Tonë, kurse mohuesit i kaploi zë i tmerrshëm dhe ata në tokën e tyre u gëdhinë të vdekur – të palëvizshëm,

كَأَن لَّمْ يَغْنَوْا۟ فِيهَآ ۗ أَلَا بُعْدًۭا لِّمَدْيَنَ كَمَا بَعِدَتْ ثَمُودُ ﴿٩٥﴾

thuajse, nuk kanë ekzistuar kurrë në të. Le të jetë larg (nga mëshira e Zotit) Medjeni, ashtu siç ka qenë larg edhe Themudi!

Kjo histori është marrë vetëm nga Kurani. Nuk shtohen detaje nga libra të tjerë.

Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi: Hasan Efendi Nahi.

Pyetje mbi profetët

Kush ishte profeti Shuayb?

Shuajbi u dërgua te populli i Medjenit.

Ku është historia e Shuayb në Kuran?

Është në Al-A'raf 7:85–87, Hud 11:84–86, Al-A'raf 7:88–93, Hud 11:94–95. Kjo faqe i shfaq këto ajete në arabisht dhe në gjuhën tuaj.

This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources