Në dhomën e ibadetit
Sa herë që Zekerijai hyn në dhomën ku është Merjemja, gjen furnizim pranë saj, dhe ajo thotë se është nga Allahu. Aty ai i lutet Zotit të tij për pasardhës të mirë. Engjëjt e thërrasin ndërsa falet: Allahu i jep lajmin e mirë të Jahjait, një profet nga të mirët. Si shenjë, ai nuk do t'u flasë njerëzve për tri ditë, përveç me gjeste.
Shfaq ajetet (5)
فَتَقَبَّلَهَا رَبُّهَا بِقَبُولٍ حَسَنٍۢ وَأَنۢبَتَهَا نَبَاتًا حَسَنًۭا وَكَفَّلَهَا زَكَرِيَّا ۖ كُلَّمَا دَخَلَ عَلَيْهَا زَكَرِيَّا ٱلْمِحْرَابَ وَجَدَ عِندَهَا رِزْقًۭا ۖ قَالَ يَٰمَرْيَمُ أَنَّىٰ لَكِ هَٰذَا ۖ قَالَتْ هُوَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ يَرْزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ ﴿٣٧﴾
Dhe Zoti i saj e pranoi mirë atë (gocën), e bëri që të rritet bukru dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeriai në dhomën e saj (në xhami), gjente pranë saj ushqim. (Atëherë ai¬¬) e pyeste: “O Merjem! Nga të vie ky furnizim ty?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Perëndia, se Perëndia e furnizon kënd të dojë, pa llogari (faturë)”.
هُنَالِكَ دَعَا زَكَرِيَّا رَبَّهُۥ ۖ قَالَ رَبِّ هَبْ لِى مِن لَّدُنكَ ذُرِّيَّةًۭ طَيِّبَةً ۖ إِنَّكَ سَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ ﴿٣٨﴾
Atëherë Zekerijaja iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë mua nga ana Jote pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je dëgjues i lutjes!”
فَنَادَتْهُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ وَهُوَ قَآئِمٌۭ يُصَلِّى فِى ٱلْمِحْرَابِ أَنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكَ بِيَحْيَىٰ مُصَدِّقًۢا بِكَلِمَةٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَسَيِّدًۭا وَحَصُورًۭا وَنَبِيًّۭا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿٣٩﴾
E thirrën atë engjëjt, duke u lutur ai në këmbë, në xhami (e i thanë): “Perëndia po të sihariqon ty me Jahjanë, (i cili do të jetë) vërtetues i fjalës së Perëndisë, (dhe do të bëhet) udhëheqës (i popullit), ruajtës i vetvetes dhe (do të jetë) nga pejgamberët, pasardhës i atyre të mirëve”.
قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى غُلَٰمٌۭ وَقَدْ بَلَغَنِىَ ٱلْكِبَرُ وَٱمْرَأَتِى عَاقِرٌۭ ۖ قَالَ كَذَٰلِكَ ٱللَّهُ يَفْعَلُ مَا يَشَآءُ ﴿٤٠﴾
(Zekerijaja) tha: “Zoti im! Qysh do të ketë djal për mua, kur mua më ka kapluar pleqëria, e gruaja ime është sterile (shterpë)? (Ai) i tha: “Kështu!” Perëndia punon çka të dojë.
قَالَ رَبِّ ٱجْعَل لِّىٓ ءَايَةًۭ ۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَٰثَةَ أَيَّامٍ إِلَّا رَمْزًۭا ۗ وَٱذْكُر رَّبَّكَ كَثِيرًۭا وَسَبِّحْ بِٱلْعَشِىِّ وَٱلْإِبْكَٰرِ ﴿٤١﴾
(Zekerijaja) tha: “O Zot! (bënma një shenj!” (Zoti) i tha: “Shenj për ty është se tri ditë nuk do të (mund të) flasish me njerëzit, veçse me gjeste. Por, Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”.