Profeti Isa

24 / 25 عيسى Jesus 41 ajete

Isai, biri i Merjemes, është një i dërguar i Allahut, i lindur pa baba me urdhrin e Allahut, dhe Mesihu. Kurani tregon lindjen e tij, shenjat dhe fjalët e tij.

1

Merjemja dhe lajmi i mirë

Engjëjt i japin Merjemes lajmin e mirë të një fjale nga Allahu, emri i të cilit është Mesihu, Isai, biri i Merjemes, i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe mes atyre që janë afruar. Ajo pyet se si mund të ketë fëmijë kur asnjë burrë nuk e ka prekur, dhe i thuhet se Allahu krijon çfarë të dojë: kur vendos një gjë, vetëm i thotë «Bëhu», dhe ajo bëhet. Dhimbjet e lindjes e shtyjnë drejt trungut të një palme.

Shfaq ajetet (15)

إِذْ قَالَتِ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ يَٰمَرْيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٍۢ مِّنْهُ ٱسْمُهُ ٱلْمَسِيحُ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ وَجِيهًۭا فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْءَاخِرَةِ وَمِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ ﴿٤٥﴾

(Kujtoje) atë kohë kur engjëjt i thanë: “O Merjeme! Perëndia të sihariqon ty me një djalë: emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemit, do të bëhet i famshëm në këtë botë dhe në tjetrën dhe do të jetë njëri nga të afërmit e Perëndisë.

وَيُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِى ٱلْمَهْدِ وَكَهْلًۭا وَمِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿٤٦﴾

Dhe do të bisedojë (Isai) me njerëzit edhe duke qenë i vogël në djep edhe duke qenë si njeri i rritur, dhe do të jetë nga më të mirët.

قَالَتْ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى وَلَدٌۭ وَلَمْ يَمْسَسْنِى بَشَرٌۭ ۖ قَالَ كَذَٰلِكِ ٱللَّهُ يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ ۚ إِذَا قَضَىٰٓ أَمْرًۭا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ﴿٤٧﴾

Merjemi tha: “Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur asnjë mashkull?” – Ja kështu – tha: “Perëndia krijon ç’të dojë Ai. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: ‘Bëhu!’ – dhe ajo bëhet”.

وَيُعَلِّمُهُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ ﴿٤٨﴾

Dhe do t’ia mësojë atij shkrimin dhe diturinë, Teuratin dhe Ungjillin,

وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَٰبِ مَرْيَمَ إِذِ ٱنتَبَذَتْ مِنْ أَهْلِهَا مَكَانًۭا شَرْقِيًّۭا ﴿١٦﴾

Dhe përmende (o Muhammed) në Libër (Kur’an), Merjemin (historinë e saj): “kur u tërhoq nga familja në një vend, në lindje,

فَٱتَّخَذَتْ مِن دُونِهِمْ حِجَابًۭا فَأَرْسَلْنَآ إِلَيْهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرًۭا سَوِيًّۭا ﴿١٧﴾

dhe mori një perde që të skajohet nga ata; Na dërguam tek ajo engjëllin – Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj në formën e mashkullit të zhvilluar mirë.

قَالَتْ إِنِّىٓ أَعُوذُ بِٱلرَّحْمَٰنِ مِنكَ إِن كُنتَ تَقِيًّۭا ﴿١٨﴾

Ajo i tha: “Unë kërkoj që të më mbrojë Mëshiruesi im – prej teje, nëse i druan Perëndisë.

قَالَ إِنَّمَآ أَنَا۠ رَسُولُ رَبِّكِ لِأَهَبَ لَكِ غُلَٰمًۭا زَكِيًّۭا ﴿١٩﴾

Ai tha: “Unë jam vetëm i dërguari i Zotit tënd, që të dhurojë ty një djalë të pastër”.

قَالَتْ أَنَّىٰ يَكُونُ لِى غُلَٰمٌۭ وَلَمْ يَمْسَسْنِى بَشَرٌۭ وَلَمْ أَكُ بَغِيًّۭا ﴿٢٠﴾

(Merjemi) tha: “Si mund të kam unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur, e unë nuk jam e korruptuar!”

قَالَ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ هُوَ عَلَىَّ هَيِّنٌۭ ۖ وَلِنَجْعَلَهُۥٓ ءَايَةًۭ لِّلنَّاسِ وَرَحْمَةًۭ مِّنَّا ۚ وَكَانَ أَمْرًۭا مَّقْضِيًّۭا ﴿٢١﴾

Tha (Xhebraili): “Kjo është kështu!” – ka thënë Zoti yt: “Kjo për Mua është lehtë (të krijojë njeriun pa babë). Dhe, ta bëjmë Na atë argument për njerëzit dhe mëshirë nga Ne. Dhe, kjo është punë e kryer”.

۞ فَحَمَلَتْهُ فَٱنتَبَذَتْ بِهِۦ مَكَانًۭا قَصِيًّۭا ﴿٢٢﴾

Dhe, mbeti shtatzënë, e u tërhoq me të (barrë) në një vend të largët.

فَأَجَآءَهَا ٱلْمَخَاضُ إِلَىٰ جِذْعِ ٱلنَّخْلَةِ قَالَتْ يَٰلَيْتَنِى مِتُّ قَبْلَ هَٰذَا وَكُنتُ نَسْيًۭا مَّنسِيًّۭا ﴿٢٣﴾

E, dhembjet e lindjes, e detyruan atë që të vijë te trungu i një hurme. Tha ajo: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarje) dhe të isha harruar krejtësisht”.

فَنَادَىٰهَا مِن تَحْتِهَآ أَلَّا تَحْزَنِى قَدْ جَعَلَ رَبُّكِ تَحْتَكِ سَرِيًّۭا ﴿٢٤﴾

Dhe thërriti (zëri) nën të: “Mos u pikëllo, se ty, të ka dhuruar Zoti yt një krijesë dinjitoze.

وَهُزِّىٓ إِلَيْكِ بِجِذْعِ ٱلنَّخْلَةِ تُسَٰقِطْ عَلَيْكِ رُطَبًۭا جَنِيًّۭا ﴿٢٥﴾

Shkunde trungun e palmës, e do të pikin mbi ty hurmet e freshkëta,

فَكُلِى وَٱشْرَبِى وَقَرِّى عَيْنًۭا ۖ فَإِمَّا تَرَيِنَّ مِنَ ٱلْبَشَرِ أَحَدًۭا فَقُولِىٓ إِنِّى نَذَرْتُ لِلرَّحْمَٰنِ صَوْمًۭا فَلَنْ أُكَلِّمَ ٱلْيَوْمَ إِنسِيًّۭا ﴿٢٦﴾

e ha, e pi, dhe bëhu e gëzueshme! E, nëse vëren ndonjë njeri, ti thuaj: “Unë jam betuar në Mëshiruesin se do të agjërojë (përmbahem), e sot nuk do të flas me askë”.

2

Flet në djep

Merjemja e sjell foshnjën te populli i saj, dhe ata i thonë se ka bërë një gjë të rëndë. Ajo tregon nga ai. Foshnja thotë: «Vërtet, unë jam robi i Allahut. Ai më ka dhënë Librin dhe më ka bërë profet, dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem, dhe më ka porositur namazin dhe zekatin për sa të jem gjallë.» Paqja është mbi të ditën që lindi.

Shfaq ajetet (7)

فَأَتَتْ بِهِۦ قَوْمَهَا تَحْمِلُهُۥ ۖ قَالُوا۟ يَٰمَرْيَمُ لَقَدْ جِئْتِ شَيْـًۭٔا فَرِيًّۭا ﴿٢٧﴾

Dhe, erdhi ajo (Merjemi) me të (fëmijën) te populli i vet, duke e bartë. Ata, i thanë (asaj): “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme!

يَٰٓأُخْتَ هَٰرُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ ٱمْرَأَ سَوْءٍۢ وَمَا كَانَتْ أُمُّكِ بَغِيًّۭا ﴿٢٨﴾

O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e korruptuar”.

فَأَشَارَتْ إِلَيْهِ ۖ قَالُوا۟ كَيْفَ نُكَلِّمُ مَن كَانَ فِى ٱلْمَهْدِ صَبِيًّۭا ﴿٢٩﴾

Ajo e tregoi atë (Isain, me gjeste pa bërë zë). E, ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?”

قَالَ إِنِّى عَبْدُ ٱللَّهِ ءَاتَىٰنِىَ ٱلْكِتَٰبَ وَجَعَلَنِى نَبِيًّۭا ﴿٣٠﴾

Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Perëndisë. Ai, më ka dhënë Librin dhe më ka bërë pejgamber.

وَجَعَلَنِى مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنتُ وَأَوْصَٰنِى بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ مَا دُمْتُ حَيًّۭا ﴿٣١﴾

Më ka bërë të lavdëruar kudo që të jem, dhe më ka rekomandaur që të bëj namaz dhe të jap zeqatin gjatë tërë jetës.

وَبَرًّۢا بِوَٰلِدَتِى وَلَمْ يَجْعَلْنِى جَبَّارًۭا شَقِيًّۭا ﴿٣٢﴾

(Më ka bërë) bamirës ndaj nënës sime e nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.

وَٱلسَّلَٰمُ عَلَىَّ يَوْمَ وُلِدتُّ وَيَوْمَ أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّۭا ﴿٣٣﴾

Dhe, le të jetë selami (shpëtimi) mbi mua në ditën që kam lindur dhe në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!

3

Shenja me lejen e Allahut

Allahu ia mëson Isait Librin dhe urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin, dhe e dërgon te Beni Israilët me shenja. Formon nga balta një figurë zogu dhe i fryn, dhe ajo bëhet zog me lejen e Allahut. Shëron të verbrin dhe të lebrosurin dhe i ngjall të vdekurit me lejen e Allahut. Ai thotë: «Vërtet, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhuroni Atë.»

Shfaq ajetet (5)

وَرَسُولًا إِلَىٰ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ أَنِّى قَدْ جِئْتُكُم بِـَٔايَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ ۖ أَنِّىٓ أَخْلُقُ لَكُم مِّنَ ٱلطِّينِ كَهَيْـَٔةِ ٱلطَّيْرِ فَأَنفُخُ فِيهِ فَيَكُونُ طَيْرًۢا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۖ وَأُبْرِئُ ٱلْأَكْمَهَ وَٱلْأَبْرَصَ وَأُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۖ وَأُنَبِّئُكُم بِمَا تَأْكُلُونَ وَمَا تَدَّخِرُونَ فِى بُيُوتِكُمْ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَةًۭ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ﴿٤٩﴾

e (pastaj) do ta dërgojë atë Pejgamber te bijtë e Israelit (të cilëve do t’u thotë): “U solla një mrekulli nga Zoti juaj”. Do të bëjë diçka prej balte në formë shpendi, dhe do të fryejë në te, e me urdhërin e Perëndisë do të bëhet shpend. Dhe do të shërojë të verbëtit dhe abrashët dhe me emrin e Perëndisë do t’i ngjallë të vdekurit. Ju informojë juve çka hani dhe çka ruani në shtëpitë tuaja. Në këto, nëse jeni besimtarë të vërtetë, me të vërtetë, ka argumente për ju.

وَمُصَدِّقًۭا لِّمَا بَيْنَ يَدَىَّ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ وَلِأُحِلَّ لَكُم بَعْضَ ٱلَّذِى حُرِّمَ عَلَيْكُمْ ۚ وَجِئْتُكُم بِـَٔايَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ﴿٥٠﴾

Dhe (u kam ardhur juve) për t’ju vërtetuar Teuratin që është para meje dhe t’ua lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Dhe ju kam sjellur argumentin nga Zoti juaj. Druajuni Perëndisë dhe bindmuni!

إِنَّ ٱللَّهَ رَبِّى وَرَبُّكُمْ فَٱعْبُدُوهُ ۗ هَٰذَا صِرَٰطٌۭ مُّسْتَقِيمٌۭ ﴿٥١﴾

Me të vërtetë Perëndia është im Zot dhe Zot i juaji, andaj adhuronie Atë. Kjo është rruga e drejtë!

إِذْ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ ٱذْكُرْ نِعْمَتِى عَلَيْكَ وَعَلَىٰ وَٰلِدَتِكَ إِذْ أَيَّدتُّكَ بِرُوحِ ٱلْقُدُسِ تُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِى ٱلْمَهْدِ وَكَهْلًۭا ۖ وَإِذْ عَلَّمْتُكَ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ ۖ وَإِذْ تَخْلُقُ مِنَ ٱلطِّينِ كَهَيْـَٔةِ ٱلطَّيْرِ بِإِذْنِى فَتَنفُخُ فِيهَا فَتَكُونُ طَيْرًۢا بِإِذْنِى ۖ وَتُبْرِئُ ٱلْأَكْمَهَ وَٱلْأَبْرَصَ بِإِذْنِى ۖ وَإِذْ تُخْرِجُ ٱلْمَوْتَىٰ بِإِذْنِى ۖ وَإِذْ كَفَفْتُ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ عَنكَ إِذْ جِئْتَهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِنْهُمْ إِنْ هَٰذَآ إِلَّا سِحْرٌۭ مُّبِينٌۭ ﴿١١٠﴾

(Kujtoje o Muhammed!), kur Perëndia tha: “O Isa, i biri i Merjemës, kutjoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës tënde: kur të forcova ty me Shpirtin e shenjtë (Xhebrailin), e ju flitje njerëzve duke qenë fëmijë (në djep) dhe si njeri i rritur; dhe kur ta mësova shkrimin dhe dijeninë e thellë, Teuratin dhe Inxhilin, dhe kur krijove një figurë shpendi prej balte me urdhërin Tim e fryeve në të, e u bë zog, me urdhërin Tim; dhe kur me urdhërin Tim, i ngjalle të vdekurit; dhe kur i pengova sulmet e Israelitëve në Ty, atëheë kur ju solle atyre argumente të qarta, e ata që nuk besuan ndër, ta, thanë: “Kjo është vetëm magji e kulluar!”

وَإِذْ أَوْحَيْتُ إِلَى ٱلْحَوَارِيِّۦنَ أَنْ ءَامِنُوا۟ بِى وَبِرَسُولِى قَالُوٓا۟ ءَامَنَّا وَٱشْهَدْ بِأَنَّنَا مُسْلِمُونَ ﴿١١١﴾

dhe kur i urdhërova Havarijjunët (Apostujt): “Besomëni Mua dhe Pejgamberin Tim!” Ata u përgjigjën: “Na besojmë, e ti bëhu dëshmues që ne jemi muslimanë!”

4

Sofra nga qielli

Dishepujt pyesin nëse Allahu mund të zbresë një sofër nga qielli. Isai u thotë ta kenë frikë Allahun, pastaj lutet: «Zoti ynë, zbrit mbi ne një sofër nga qielli që të jetë për ne një festë.» Allahu thotë se do ta zbresë, por kush mohon pas kësaj do të ndëshkohet siç nuk është ndëshkuar askush në botë.

Shfaq ajetet (4)

إِذْ قَالَ ٱلْحَوَارِيُّونَ يَٰعِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ هَلْ يَسْتَطِيعُ رَبُّكَ أَن يُنَزِّلَ عَلَيْنَا مَآئِدَةًۭ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ۖ قَالَ ٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ﴿١١٢﴾

E, kur apostujt thanë: “O Isa, i biri i Merjemës, a mundet Zot’i yt të na zbresë një sofër prej qielli?” Ai tha: “Druani Perëndinë, nëse jeni besimtarë!”

قَالُوا۟ نُرِيدُ أَن نَّأْكُلَ مِنْهَا وَتَطْمَئِنَّ قُلُوبُنَا وَنَعْلَمَ أَن قَدْ صَدَقْتَنَا وَنَكُونَ عَلَيْهَا مِنَ ٱلشَّٰهِدِينَ ﴿١١٣﴾

Ata thanë: “Na dëshirojmë ta hamë nga ajo (sofër), dhe të na qetësohen zemrat, dhe ta dimë (konkretisht) që na ke thanë të vërtetën dhe për atë të jemi dëshmitarë”.

قَالَ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ ٱللَّهُمَّ رَبَّنَآ أَنزِلْ عَلَيْنَا مَآئِدَةًۭ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ تَكُونُ لَنَا عِيدًۭا لِّأَوَّلِنَا وَءَاخِرِنَا وَءَايَةًۭ مِّنكَ ۖ وَٱرْزُقْنَا وَأَنتَ خَيْرُ ٱلرَّٰزِقِينَ ﴿١١٤﴾

Isai, i bir’i Merjemës tha: “O Perëndi, o Zoti ynë! Zbritna neve një sofër nga qielli, që të na jetë festë për bashkëkohanikët dhe pasardhësit tonë; dhe të jetë mrekulli prej Teje dhe furnizona, se Ti je më i miri furnizues”.

قَالَ ٱللَّهُ إِنِّى مُنَزِّلُهَا عَلَيْكُمْ ۖ فَمَن يَكْفُرْ بَعْدُ مِنكُمْ فَإِنِّىٓ أُعَذِّبُهُۥ عَذَابًۭا لَّآ أُعَذِّبُهُۥٓ أَحَدًۭا مِّنَ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿١١٥﴾

Perëndia tha: “Unë do t’ju zbres sofrën, e kush nga ju, pas kësaj nuk beson, Unë do ta dënoj me një dënim, me çfarë nuk do ta dënojë askënd në botë”.

5

Allahu e ngre

Kur Isai ndien mohim prej tyre, pyet kush do të jenë ndihmësit e tij për Allahun. Dishepujt thonë se ata janë ndihmësit e Allahut. Allahu thotë: «Do të të marr dhe do të të ngre te Unë.» Kurani thotë se nuk e vranë dhe nuk e kryqëzuan; atyre iu duk kështu, dhe Allahu e ngriti te Vetja.

Shfaq ajetet (7)

۞ فَلَمَّآ أَحَسَّ عِيسَىٰ مِنْهُمُ ٱلْكُفْرَ قَالَ مَنْ أَنصَارِىٓ إِلَى ٱللَّهِ ۖ قَالَ ٱلْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنصَارُ ٱللَّهِ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَٱشْهَدْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ ﴿٥٢﴾

Kur Isai e hetoi mohimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmëtarët e mi në rrugën e Perëndisë?” Nxënësit (e tij) u përgjegjën: “Na jemi ndihmëtarët e fesë së Perëndisë, na besojmë Perëndinë e ti Isa bëhu dëshmitar se na jemi muslimanë.

رَبَّنَآ ءَامَنَّا بِمَآ أَنزَلْتَ وَٱتَّبَعْنَا ٱلرَّسُولَ فَٱكْتُبْنَا مَعَ ٱلشَّٰهِدِينَ ﴿٥٣﴾

Zoti ynë! Na besojmë ate që na ke shpallur dhe pasojmë Pejgamberin (Isanë). Regjistrona neve bashkë me dëshmitarët!”

وَمَكَرُوا۟ وَمَكَرَ ٱللَّهُ ۖ وَٱللَّهُ خَيْرُ ٱلْمَٰكِرِينَ ﴿٥٤﴾

Dhe ata (mohuesit) përgatitën dinakëri (dredhi të keqe); por Perëndia ua ktheu më me dinakëri. Se Perëndia është më i përsosuri në dinakëri (për qëllime të mira).

إِذْ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَىٰٓ إِنِّى مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَىَّ وَمُطَهِّرُكَ مِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَجَاعِلُ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوكَ فَوْقَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ ۖ ثُمَّ إِلَىَّ مَرْجِعُكُمْ فَأَحْكُمُ بَيْنَكُمْ فِيمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ ﴿٥٥﴾

(Kujtoje, o Muhammed!) kur Perëndia tha: “O Isa! Unë do të vdes ty (pasi ta plotësoj jetën e caktuar, hebrenjt nuk do të mbysin ty) dhe do të marrë pranë vetes dhe do të shpëtojë nga ata që nuk besojnë, dhe do t’i bëj ata që të ndjekin ty, për mbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kijametit. Pastaj, do të ktheheni tek Unë, e do të gjykoj në mes jush për çështjet që jeni grindur.

وَقَوْلِهِمْ إِنَّا قَتَلْنَا ٱلْمَسِيحَ عِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ رَسُولَ ٱللَّهِ وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَٰكِن شُبِّهَ لَهُمْ ۚ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ ٱخْتَلَفُوا۟ فِيهِ لَفِى شَكٍّۢ مِّنْهُ ۚ مَا لَهُم بِهِۦ مِنْ عِلْمٍ إِلَّا ٱتِّبَاعَ ٱلظَّنِّ ۚ وَمَا قَتَلُوهُ يَقِينًۢا ﴿١٥٧﴾

Dhe për fjalët e tyre: “Na kemi mbytë Mesihun – Isain të birin e Merjemes, Pejgamberin e Perëndisë”. Por, ata as nuk kanë mbytur as nuk e kanë varë, por iu ka përngja atyre (një person). Ata që bënë polemikë për çështjen e tij, ata me siguri gjenden në dyshim përr të, (Isain). Ata nuk kanë ditur kurrgjë për te, por vetëm u janë mbështetur supozimeve. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë mbytur,

بَل رَّفَعَهُ ٱللَّهُ إِلَيْهِ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًۭا ﴿١٥٨﴾

por, Perëndia e ka ngritur pranë Vetes (në një vend që nuk e arrijnë njerëzit). Se Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

وَإِن مِّنْ أَهْلِ ٱلْكِتَٰبِ إِلَّا لَيُؤْمِنَنَّ بِهِۦ قَبْلَ مَوْتِهِۦ ۖ وَيَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ يَكُونُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًۭا ﴿١٥٩﴾

Të gjithë ithtarët e Librit, para se të vdesin, - do t’i besojnë Isait (që është Profet, e jo zot); e, në Ditën e Kijametit, ai (Isai), do të jetë dëshmitar kundër tyre.

6

Çfarë i tha popullit të tij

Në Ditën e Gjykimit, Allahu do ta pyesë Isain nëse u tha njerëzve ta marrin atë dhe nënën e tij për zota krahas Allahut. Ai do të thotë se tha vetëm atë që Allahu e urdhëroi: «Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj.»

Shfaq ajetet (3)

وَإِذْ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ ءَأَنتَ قُلْتَ لِلنَّاسِ ٱتَّخِذُونِى وَأُمِّىَ إِلَٰهَيْنِ مِن دُونِ ٱللَّهِ ۖ قَالَ سُبْحَٰنَكَ مَا يَكُونُ لِىٓ أَنْ أَقُولَ مَا لَيْسَ لِى بِحَقٍّ ۚ إِن كُنتُ قُلْتُهُۥ فَقَدْ عَلِمْتَهُۥ ۚ تَعْلَمُ مَا فِى نَفْسِى وَلَآ أَعْلَمُ مَا فِى نَفْسِكَ ۚ إِنَّكَ أَنتَ عَلَّٰمُ ٱلْغُيُوبِ ﴿١١٦﴾

E, kur Perëndia thotë: “O Isa, i bir’i Merjemës, a mos ti u ke thënë njerëzve: “Merrmëni mua dhe nënën time si dy zotra, përpos Perëndisë?” Isai thotë: “Ti je i pastër nga të metat!” Mua nuk më përket të them ate çka ka në Ty. Vetëm Ti i di të gjitha ato që janë të fshehta.

مَا قُلْتُ لَهُمْ إِلَّا مَآ أَمَرْتَنِى بِهِۦٓ أَنِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ رَبِّى وَرَبَّكُمْ ۚ وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًۭا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ ۖ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِى كُنتَ أَنتَ ٱلرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ ۚ وَأَنتَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ شَهِيدٌ ﴿١١٧﴾

Unë nuk ju kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: “Adhuronie Perëndinë, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenë dëshmitar deri sa kam qenë në mesin e tyre. E pasi më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. E, Ti je dëshmitar për çdo gjë.

إِن تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ ۖ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ﴿١١٨﴾

Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i falë ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Kjo histori është marrë vetëm nga Kurani. Nuk shtohen detaje nga libra të tjerë.

Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi: Hasan Efendi Nahi.

Pyetje mbi profetët

Kush ishte profeti Isa?

Isai, biri i Merjemes, është një i dërguar i Allahut, i lindur pa baba me urdhrin e Allahut, dhe Mesihu. Kurani tregon lindjen e tij, shenjat dhe fjalët e tij.

Ku është historia e Isa në Kuran?

Është në Ali 'Imran 3:45–48, Maryam 19:16–26, Maryam 19:27–33, Ali 'Imran 3:49–51, Al-Ma'idah 5:110–111, Al-Ma'idah 5:112–115, Ali 'Imran 3:52–55, An-Nisa 4:157–159, Al-Ma'idah 5:116–118. Kjo faqe i shfaq këto ajete në arabisht dhe në gjuhën tuaj.

This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources