Një popull që kaloi kufijtë
Lutu e pyet popullin e tij pse bëjnë një të keqe të tillë. Ata nuk kanë përgjigje, përveçse të thonë se familja e tij duhet dëbuar nga qyteti i tyre. Allahu e shpëton atë dhe familjen e tij, përveç gruas, që mbetet prapa, dhe një shi gurësh bie mbi të tjerët.
Shfaq ajetet (15)
وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِۦٓ أَتَأْتُونَ ٱلْفَٰحِشَةَ مَا سَبَقَكُم بِهَا مِنْ أَحَدٍۢ مِّنَ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿٨٠﴾
Dhe kujtohuni, kur e dërguam Lutin, i cili i tha popullit të vet: “Pse po bëni aso mbrapshti, çfarë askush nuk ka bërë në botë?”
إِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهْوَةًۭ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِ ۚ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌۭ مُّسْرِفُونَ ﴿٨١﴾
Ju, me pasion (epsh) i çaseni meshkujve në vend të femrave. Ju, me të vërtetë, jeni popull që e teproni me të këqia!”
وَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓا۟ أَخْرِجُوهُم مِّن قَرْيَتِكُمْ ۖ إِنَّهُمْ أُنَاسٌۭ يَتَطَهَّرُونَ ﴿٨٢﴾
E, përgjegjia e popullit të tij ishte: “Dëboni ata nga vendbanimi jua! Ata janë njerëz që pastrohen shumë”.
فَأَنجَيْنَٰهُ وَأَهْلَهُۥٓ إِلَّا ٱمْرَأَتَهُۥ كَانَتْ مِنَ ٱلْغَٰبِرِينَ ﴿٨٣﴾
E, Na e kemi shpëtuar atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. Ajo ishte nga ata që humbën. –
وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِم مَّطَرًۭا ۖ فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُجْرِمِينَ ﴿٨٤﴾
Dhe mbi ta lëshuam shi – rrëbesh (gurësh), e shiko si përfunduan mëkatarët!
كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿١٦٠﴾
Populli i Lutit i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët.
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ ﴿١٦١﴾
Kur vëllai i tyre – Luti, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
إِنِّى لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌۭ ﴿١٦٢﴾
Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ﴿١٦٣﴾
andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
وَمَآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِىَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿١٦٤﴾
Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë.
أَتَأْتُونَ ٱلذُّكْرَانَ مِنَ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿١٦٥﴾
Vallë, ju – pos botës tjetër, u qaseni mashkujve,
وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمْ رَبُّكُم مِّنْ أَزْوَٰجِكُم ۚ بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ عَادُونَ ﴿١٦٦﴾
e i leçitni gratë tuaja, të cilat Zoti i juaj i ka krijuar për ju? Ju, me të vërtetë, jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes”.
قَالُوا۟ لَئِن لَّمْ تَنتَهِ يَٰلُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلْمُخْرَجِينَ ﴿١٦٧﴾
Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”.
قَالَ إِنِّى لِعَمَلِكُم مِّنَ ٱلْقَالِينَ ﴿١٦٨﴾
(Luti) tha: “Unë, me të vërtetë, neveritem për atë që bëni ju!
رَبِّ نَجِّنِى وَأَهْلِى مِمَّا يَعْمَلُونَ ﴿١٦٩﴾
O Zoti im, më shpëto (nga dënimi), mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”