Profeti Ibrahim

6 / 25 إبراهيم Abraham 60 ajete

Ibrahimi është një nga profetët e mëdhenj të Kuranit, dhe një sure e tërë mban emrin e tij. Historia e tij tregon kërkimin e së vërtetës, qëndrimin e tij kundër idhujve dhe besimin e tij te Allahu.

2

Thyerja e idhujve

Ibrahimi e pyet popullin e tij se çfarë janë këto statuja pas të cilave mbahen. Ata thonë se i gjetën etërit e tyre që i adhuronin. Ai i thyen, përveç më të madhit, dhe kur pyesin kush e bëri, u thotë ta pyesin atë, nëse mund të flasë. Ata turpërohen.

Shfaq ajetet (17)

۞ وَلَقَدْ ءَاتَيْنَآ إِبْرَٰهِيمَ رُشْدَهُۥ مِن قَبْلُ وَكُنَّا بِهِۦ عَٰلِمِينَ ﴿٥١﴾

Na ia kemi dhënë Ibrahimit qysh më parë pjekurinë (e profetnisë) dhe Ne e kemi ditur (se ai është i denjë për te),

إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِۦ مَا هَٰذِهِ ٱلتَّمَاثِيلُ ٱلَّتِىٓ أَنتُمْ لَهَا عَٰكِفُونَ ﴿٥٢﴾

kur ai i tha babës së vet dhe popullit të tij: “Ç’janë këta idhuj, që ju po i adhuroni kaq shumë?”

قَالُوا۟ وَجَدْنَآ ءَابَآءَنَا لَهَا عَٰبِدِينَ ﴿٥٣﴾

Ata thanë: “Kemi gjetur se baballarët (të parët) tanë i adhuronin këta”.

قَالَ لَقَدْ كُنتُمْ أَنتُمْ وَءَابَآؤُكُمْ فِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍۢ ﴿٥٤﴾

(Ibrahimi) tha: “Me të vërtetë, ju (si) dhe baballarët tuaj jeni në humbje të qartë”.

قَالُوٓا۟ أَجِئْتَنَا بِٱلْحَقِّ أَمْ أَنتَ مِنَ ٱللَّٰعِبِينَ ﴿٥٥﴾

Ata thanë: “A na ke sjellë ti të Vërtetën, apo ti je nga ata që tallen?”

قَالَ بَل رَّبُّكُمْ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ٱلَّذِى فَطَرَهُنَّ وَأَنَا۠ عَلَىٰ ذَٰلِكُم مِّنَ ٱلشَّٰهِدِينَ ﴿٥٦﴾

(Ibrahimi) tha: “Jo, por Zoti juaj është Zot’i qiejve dhe i Tokës, që Ai i krijoi ndërsa unë jam njëri prej atyre që e dëshmojnë këtë.

وَتَٱللَّهِ لَأَكِيدَنَّ أَصْنَٰمَكُم بَعْدَ أَن تُوَلُّوا۟ مُدْبِرِينَ ﴿٥٧﴾

Dhe, për Zotin, do t’ju bëjë një dredhi idhujve tuaj, posa të largoheni ju!” –

فَجَعَلَهُمْ جُذَٰذًا إِلَّا كَبِيرًۭا لَّهُمْ لَعَلَّهُمْ إِلَيْهِ يَرْجِعُونَ ﴿٥٨﴾

Dhe, i bëri ata copacopa, përpos idhullit të tyre më të madh. Ndoshta ata do t’i drejtohen atij.

قَالُوا۟ مَن فَعَلَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَآ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ﴿٥٩﴾

Ata thanë: “Kush veproi kështu me zotërat tanë? Me të vërtetë, ai është zullumqarë!”

قَالُوا۟ سَمِعْنَا فَتًۭى يَذْكُرُهُمْ يُقَالُ لَهُۥٓ إِبْرَٰهِيمُ ﴿٦٠﴾

Ata thanë: “E dëgjuam një djalosh se si i nxiste ata (me fyerje), e ai quhej Ibrahim”.

قَالُوا۟ فَأْتُوا۟ بِهِۦ عَلَىٰٓ أَعْيُنِ ٱلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَشْهَدُونَ ﴿٦١﴾

Thanë ata: “Silleni atë para botës (njerëzve), që ata të dëshmojnë (kundër tij).

قَالُوٓا۟ ءَأَنتَ فَعَلْتَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَا يَٰٓإِبْرَٰهِيمُ ﴿٦٢﴾

E pyetën ata: “A ti veprove kështu me zotërat tanë, o Ibrahim?”

قَالَ بَلْ فَعَلَهُۥ كَبِيرُهُمْ هَٰذَا فَسْـَٔلُوهُمْ إِن كَانُوا۟ يَنطِقُونَ ﴿٦٣﴾

(Ibrahimi) tha: “Jo, por këtë e ka bërë ky i madhi (idhulli) i tyre, e pyetni ata, nëse (mund të) flasin”.

فَرَجَعُوٓا۟ إِلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ فَقَالُوٓا۟ إِنَّكُمْ أَنتُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ﴿٦٤﴾

E, u kthyen ata dhe i thanë (njëri-tjetrit): “Me të vërtetë, ju jeni zullumqarë”.

ثُمَّ نُكِسُوا۟ عَلَىٰ رُءُوسِهِمْ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا هَٰٓؤُلَآءِ يَنطِقُونَ ﴿٦٥﴾

Pastaj, u rrotulluan në kokat e tyre (e ndrruan mendimin dhe i thanë Ibrahimit): “Po ti, me të vërtetë, e di që këta nuk flasin”.

قَالَ أَفَتَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكُمْ شَيْـًۭٔا وَلَا يَضُرُّكُمْ ﴿٦٦﴾

(Ibrahimi) tha: “Mos vallë, ju adhuroni, përpos Perëndisë atë që nuk mund t’ju sjellë kurrfarë dobie as dëmi?”

أُفٍّۢ لَّكُمْ وَلِمَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ ۖ أَفَلَا تَعْقِلُونَ ﴿٦٧﴾

Mjerë ju dhe mjerë ata që i adhuroni ju, përveç Perëndisë! A nuk po mendoni ju?

3

Zjarri

Populli i tij thotë ta djegin. Allahu i thotë zjarrit të jetë freski dhe paqe për Ibrahimin, dhe ata janë humbësit më të mëdhenj. Ibrahimi thotë se po shpërngulet te Zoti i tij, dhe Allahu i jep Is'hakun dhe Jakubin.

Shfaq ajetet (7)

قَالُوا۟ حَرِّقُوهُ وَٱنصُرُوٓا۟ ءَالِهَتَكُمْ إِن كُنتُمْ فَٰعِلِينَ ﴿٦٨﴾

(Mohuesit) thanë: “Dijeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotrat tuaj, nëse doni të bëni ndonjë vepër!”

قُلْنَا يَٰنَارُ كُونِى بَرْدًۭا وَسَلَٰمًا عَلَىٰٓ إِبْرَٰهِيمَ ﴿٦٩﴾

Ne, thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe bëhu shpëtim për Ibrahimin!

وَأَرَادُوا۟ بِهِۦ كَيْدًۭا فَجَعَلْنَٰهُمُ ٱلْأَخْسَرِينَ ﴿٧٠﴾

Dhe, ata dashtën t’i bëjnë një dredhi atij, por Ne, përpjekjen e tyre, e bëmë krejtësisht të kotë.

فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوا۟ ٱقْتُلُوهُ أَوْ حَرِّقُوهُ فَأَنجَىٰهُ ٱللَّهُ مِنَ ٱلنَّارِ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَٰتٍۢ لِّقَوْمٍۢ يُؤْمِنُونَ ﴿٢٤﴾

E, populli i tij, nuk patën kurrfarë përgjegje, përveç se thanë: “Mbyteni atë ose digjeni!” – por, Perëndia e shpëtoi atë nga zjarri. Këto janë, në të vërtetë argumente për popullin që beson.

وَقَالَ إِنَّمَا ٱتَّخَذْتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَوْثَٰنًۭا مَّوَدَّةَ بَيْنِكُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ ثُمَّ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ يَكْفُرُ بَعْضُكُم بِبَعْضٍۢ وَيَلْعَنُ بَعْضُكُم بَعْضًۭا وَمَأْوَىٰكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن نَّٰصِرِينَ ﴿٢٥﴾

Dhe, (Ibrahimi) tha: “Ju, me të vërtetë, keni marrë, pos Perëndisë, (adhurimin) e idhujve, për shkak të dashurisë në mes jush – në këtë jetë. E, në Ditën e Kijametit do ta mohoni njëri-tjetrin. Dhe strehimorja juaj është zjarri. Dhe s’ka për ju kurrfarë ndihmësi.

۞ فَـَٔامَنَ لَهُۥ لُوطٌۭ ۘ وَقَالَ إِنِّى مُهَاجِرٌ إِلَىٰ رَبِّىٓ ۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ﴿٢٦﴾

E, Luti i besoi atij (Ibrahimit) dhe (Ibrahimi) tha: “Unë do të emigrojë te Zoti im; me të vërtetë, Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

وَوَهَبْنَا لَهُۥٓ إِسْحَٰقَ وَيَعْقُوبَ وَجَعَلْنَا فِى ذُرِّيَّتِهِ ٱلنُّبُوَّةَ وَٱلْكِتَٰبَ وَءَاتَيْنَٰهُ أَجْرَهُۥ فِى ٱلدُّنْيَا ۖ وَإِنَّهُۥ فِى ٱلْءَاخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿٢٧﴾

Dhe, Ne ia kemi dhuruar Is’hakun dhe Jakubin dhe pasardhësve të tij u kemi dhënë profetninë dhe Librin, e i kemi dhënë atij shpërblimin në këtë botë. Me të vërtetë, ai edhe në jetën tjetër, do të jetë prej njerëzve të mirë:

4

Shtëpia

Ibrahimi dhe Ismaili ngrenë themelet e Shtëpisë dhe luten që Allahu ta pranojë prej tyre. Ibrahimi i kërkon Allahut ta bëjë qytetin të sigurt, t'i furnizojë banorët e tij dhe të dërgojë te ata një të dërguar nga mesi i tyre.

Shfaq ajetet (12)

وَإِذْ جَعَلْنَا ٱلْبَيْتَ مَثَابَةًۭ لِّلنَّاسِ وَأَمْنًۭا وَٱتَّخِذُوا۟ مِن مَّقَامِ إِبْرَٰهِۦمَ مُصَلًّۭى ۖ وَعَهِدْنَآ إِلَىٰٓ إِبْرَٰهِۦمَ وَإِسْمَٰعِيلَ أَن طَهِّرَا بَيْتِىَ لِلطَّآئِفِينَ وَٱلْعَٰكِفِينَ وَٱلرُّكَّعِ ٱلسُّجُودِ ﴿١٢٥﴾

(Dhe atë kohë) kur Na e bëmë Qaben – vend dhuntie dhe sigurimi për njerëzit. “Merrni vendin e Ibrahimit – vend të kryerjes së namazit!” – Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi rekomanduar: “Faltoren (Qaben) Time pastronie për ata që e vizitojnë, dhe që banojnë aty, dhe për ata të cilët kryejnë namazin”.

وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِۦمُ رَبِّ ٱجْعَلْ هَٰذَا بَلَدًا ءَامِنًۭا وَٱرْزُقْ أَهْلَهُۥ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ مَنْ ءَامَنَ مِنْهُم بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْءَاخِرِ ۖ قَالَ وَمَن كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُۥ قَلِيلًۭا ثُمَّ أَضْطَرُّهُۥٓ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلنَّارِ ۖ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ ﴿١٢٦﴾

(Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi tha: “Zoti im bëne këtë vend qytet të sigurt, dhe furnizoi banorët e këtushëm me prodhime, ata që besojnë në Perëndinë dhe në jetën tjetër!” Perëndia tha: “Atë që nuk beson për pak kohë do të bëj që të kënaqet, e pastaj do ta dërgoj në dënimin e zjarrit, e, sa vendbanim i keq që është ai!”

وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَٰهِۦمُ ٱلْقَوَاعِدَ مِنَ ٱلْبَيْتِ وَإِسْمَٰعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ ﴿١٢٧﴾

(Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes (e u lutën): “O Zoti ynë! Prano prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë Ti je ai, që i dëgjon të gjitha dhe që të gjitha i di!

رَبَّنَا وَٱجْعَلْنَا مُسْلِمَيْنِ لَكَ وَمِن ذُرِّيَّتِنَآ أُمَّةًۭ مُّسْلِمَةًۭ لَّكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبْ عَلَيْنَآ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ ﴿١٢٨﴾

O Zoti ynë bëna neve të përulun ndaj urdhërave Tuaja! Dhe bënë që pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj urdhërave Tua, dhe tregona format e ceremonive të Haxhit! Pranoje edhe pendimin tonë, se padyshim, Ti i pranon pendimet dhe je mëshirues i madh!

رَبَّنَا وَٱبْعَثْ فِيهِمْ رَسُولًۭا مِّنْهُمْ يَتْلُوا۟ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتِكَ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ ۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ﴿١٢٩﴾

O Zoti ynë! Dërgo në mesin e tyre një pejgamber prej tyre, që do t’u lexojë ajetet (versetet) Tuaja, dhe t’ua mësojë atyre Librin dhe t’i ofrojë dijeni të përsosur e t’i pastrojë ata (prej fajesh), se, me të vërtetë, Ti je i plotëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm!”

وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِيمُ رَبِّ ٱجْعَلْ هَٰذَا ٱلْبَلَدَ ءَامِنًۭا وَٱجْنُبْنِى وَبَنِىَّ أَن نَّعْبُدَ ٱلْأَصْنَامَ ﴿٣٥﴾

(Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëne të sigurt këtë qytet dhe më largo mua dhe bijtë e mi nga të adhuruarit e statujave,

رَبِّ إِنَّهُنَّ أَضْلَلْنَ كَثِيرًۭا مِّنَ ٱلنَّاسِ ۖ فَمَن تَبِعَنِى فَإِنَّهُۥ مِنِّى ۖ وَمَنْ عَصَانِى فَإِنَّكَ غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ ﴿٣٦﴾

O Zoti im, ata kanë shmangur shumë njerëz (nga rruga e drejtë). Ai që më pason mua, është i fesë sime; e ai që më kundërshton mua, - Ti, pra, me të vërtetë, je falës dhe mëshirues.

رَّبَّنَآ إِنِّىٓ أَسْكَنتُ مِن ذُرِّيَّتِى بِوَادٍ غَيْرِ ذِى زَرْعٍ عِندَ بَيْتِكَ ٱلْمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ فَٱجْعَلْ أَفْـِٔدَةًۭ مِّنَ ٱلنَّاسِ تَهْوِىٓ إِلَيْهِمْ وَٱرْزُقْهُم مِّنَ ٱلثَّمَرَٰتِ لَعَلَّهُمْ يَشْكُرُونَ ﴿٣٧﴾

O Zoti ynë, unë, me të vërtetë, i kam vendosur disa pasardhës të mi në një luginë ë nuk mbillet, te Shtëpia e Jote e shenjtë; o Zoti ynë (i kam vendosur këtu) për të falur namazin; andaj, bënë që zemrat e disa njerëzve të nxitojnë kah ata dhe furnizoji ata me frute, për t’u bërë falenderues ata.

رَبَّنَآ إِنَّكَ تَعْلَمُ مَا نُخْفِى وَمَا نُعْلِنُ ۗ وَمَا يَخْفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِن شَىْءٍۢ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فِى ٱلسَّمَآءِ ﴿٣٨﴾

O Zoti ynë, Ti, me të vërtetë, di ato që fshehim e çka shfaqim ne haptazi. Nuk i fshehet asgjë Perëndisë as në Tokë as në qiell.

ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى وَهَبَ لِى عَلَى ٱلْكِبَرِ إِسْمَٰعِيلَ وَإِسْحَٰقَ ۚ إِنَّ رَبِّى لَسَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ ﴿٣٩﴾

Qoftë lavdëruar Perëndia, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is’hakun; Zoti im, me të vërtetë, është pranues i lutjeve.

رَبِّ ٱجْعَلْنِى مُقِيمَ ٱلصَّلَوٰةِ وَمِن ذُرِّيَّتِى ۚ رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَآءِ ﴿٤٠﴾

O Zoti im, bën që unë të kryejë përherë namazin dhe ashtu disa pasardhës të mi! O Zoti ynë, pranoje lutjen time!

رَبَّنَا ٱغْفِرْ لِى وَلِوَٰلِدَىَّ وَلِلْمُؤْمِنِينَ يَوْمَ يَقُومُ ٱلْحِسَابُ ﴿٤١﴾

O Zoti ynë, më fal mua dhe prindërit e mi dhe besimtarët – në Ditën kur do të jepet llogari!”

5

Sprova e madhe

Ibrahimit i jepet lajmi i mirë i një djali të butë. Kur djali arrin moshën që punon me të, Ibrahimi thotë se ka parë në ëndërr se po e flijon. Biri i thotë të bëjë ç'i është urdhëruar dhe se ai do të jetë i durueshëm. Kur të dy e pranojnë me nënshtrim, Allahu i thërret Ibrahimit dhe e shpengon djalin me një kurban të madh. Kurani nuk e emërton birin në këtë pasazh, dhe dijetarët kanë mendime të ndryshme se kush ishte ai.

Shfaq ajetet (13)

وَقَالَ إِنِّى ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّى سَيَهْدِينِ ﴿٩٩﴾

(Ibrahimi) tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.

رَبِّ هَبْ لِى مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿١٠٠﴾

O Zoti im, dhuroma një fëmijë të mirë (e të ndershëm)!”

فَبَشَّرْنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٍۢ ﴿١٠١﴾

Dhe Ne e dihariquam atë me një çun të urtë.

فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعْىَ قَالَ يَٰبُنَىَّ إِنِّىٓ أَرَىٰ فِى ٱلْمَنَامِ أَنِّىٓ أَذْبَحُكَ فَٱنظُرْ مَاذَا تَرَىٰ ۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفْعَلْ مَا تُؤْمَرُ ۖ سَتَجِدُنِىٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ ﴿١٠٢﴾

Dhe kur fëmija u rrit aq sa t’i ndihmojë në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të pres, çka mendon ti?” – O baba, - tha: “vepro ashtu siç je urdhëruar; njëmend do të bindesh, - nëse do Perëndia, se unë jam i durueshëm”.

فَلَمَّآ أَسْلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلْجَبِينِ ﴿١٠٣﴾

Pasi e pranuan që të dy urdhërin, e rrëzoi (djalin) në krah,

وَنَٰدَيْنَٰهُ أَن يَٰٓإِبْرَٰهِيمُ ﴿١٠٤﴾

Ne e thirrëm: “O Ibrahim,

قَدْ صَدَّقْتَ ٱلرُّءْيَآ ۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿١٠٥﴾

ti madje e realizove ëndrrën. E, Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit,

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلْبَلَٰٓؤُا۟ ٱلْمُبِينُ ﴿١٠٦﴾

kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!”

وَفَدَيْنَٰهُ بِذِبْحٍ عَظِيمٍۢ ﴿١٠٧﴾

Edhe Ne e zëvendësuam atë me një kurban të madh,

وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْءَاخِرِينَ ﴿١٠٨﴾

dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm;

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبْرَٰهِيمَ ﴿١٠٩﴾

“Përshëndetja e madhe qoftë mbi Ibrahimin!”

كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿١١٠﴾

Ja, kështu, Na i shpërblejmë bamirësit,

إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿١١١﴾

e ai, me të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë besimtar,

6

Mysafirë me lajm të mirë

Të dërguar vijnë te Ibrahimi me përshëndetjen e paqes, dhe ai sjell një viç të pjekur. Kur duart e tyre nuk shtrihen drejt tij, ai ndien frikë. Ata i thonë të mos frikësohet, se janë dërguar te populli i Lutit, dhe gruas së tij i japin lajmin e mirë të Is'hakut dhe, pas tij, të Jakubit.

Shfaq ajetet (5)

وَلَقَدْ جَآءَتْ رُسُلُنَآ إِبْرَٰهِيمَ بِٱلْبُشْرَىٰ قَالُوا۟ سَلَٰمًۭا ۖ قَالَ سَلَٰمٌۭ ۖ فَمَا لَبِثَ أَن جَآءَ بِعِجْلٍ حَنِيذٍۢ ﴿٦٩﴾

Të dërguarit Tonë (engjëjt), i sollën Ibrahimit sihariq dhe i thanë: “Selam!” Ai u përgjegj: “Selam!” Dhe me të shpejtë, u solli atyre një viç të pjekur.

فَلَمَّا رَءَآ أَيْدِيَهُمْ لَا تَصِلُ إِلَيْهِ نَكِرَهُمْ وَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةًۭ ۚ قَالُوا۟ لَا تَخَفْ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمِ لُوطٍۢ ﴿٧٠﴾

Kur pa (Ibrahimi) se duart e tyre nuk po e përkasin atë (viçin), nuk u pëlqeu (ky ngurrim i tyre ndaj ushqimit) dhe ndjeu frikë nga ata. (Engjëjt) thanë: “Mos u friko, na jemi dërguar te populli i Lutit”.

وَٱمْرَأَتُهُۥ قَآئِمَةٌۭ فَضَحِكَتْ فَبَشَّرْنَٰهَا بِإِسْحَٰقَ وَمِن وَرَآءِ إِسْحَٰقَ يَعْقُوبَ ﴿٧١﴾

E, gruaja e tij (e Ibrahimit) rrinte aty dhe qeshi, dhe Na e gëzuam atë me Is’hakun, e pos Is’ahkut, me Jakubin.

قَالَتْ يَٰوَيْلَتَىٰٓ ءَأَلِدُ وَأَنَا۠ عَجُوزٌۭ وَهَٰذَا بَعْلِى شَيْخًا ۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَىْءٌ عَجِيبٌۭ ﴿٧٢﴾

Tha (gruaja e Ibrahimit): “Ah! e mjera unë! A mos vallë, kështu plakë të lindë unë; e, edhe ky burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!”

قَالُوٓا۟ أَتَعْجَبِينَ مِنْ أَمْرِ ٱللَّهِ ۖ رَحْمَتُ ٱللَّهِ وَبَرَكَٰتُهُۥ عَلَيْكُمْ أَهْلَ ٱلْبَيْتِ ۚ إِنَّهُۥ حَمِيدٌۭ مَّجِيدٌۭ ﴿٧٣﴾

Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, ti po çuditesh me urdhërin e Perëndisë? Mëshira e Perëndisë dhe bekmi i Tij qoftë mbi ju – familjen e pejgamberit. Me të vërtetë, Ai (Perëndia) është i lavdëruar dhe bamirës për së tepërmi!”

Kjo histori është marrë vetëm nga Kurani. Nuk shtohen detaje nga libra të tjerë.

Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi: Hasan Efendi Nahi.

Pyetje mbi profetët

Kush ishte profeti Ibrahim?

Ibrahimi është një nga profetët e mëdhenj të Kuranit, dhe një sure e tërë mban emrin e tij. Historia e tij tregon kërkimin e së vërtetës, qëndrimin e tij kundër idhujve dhe besimin e tij te Allahu.

Ku është historia e Ibrahim në Kuran?

Është në Al-An'am 6:74–79, Al-Anbiya 21:51–67, Al-Anbiya 21:68–70, Al-'Ankabut 29:24–27, Al-Baqarah 2:125–129, Ibrahim 14:35–41, As-Saffat 37:99–111, Hud 11:69–73. Kjo faqe i shfaq këto ajete në arabisht dhe në gjuhën tuaj.

This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources