Një mbretëri e pashoqe
Sulejmani quhet rob i shkëlqyer, vazhdimisht i kthyer. Kërkon falje dhe një mbretëri që askush pas tij nuk do ta ketë. Allahu ia nënshtron erën, dhe djajtë që ndërtojnë e zhyten për të. Me Davudin gjykon në çështjen e arës, dhe Allahu u jep secilit prej tyre gjykim dhe dituri.
Shfaq ajetet (16)
وَوَهَبْنَا لِدَاوُۥدَ سُلَيْمَٰنَ ۚ نِعْمَ ٱلْعَبْدُ ۖ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ ﴿٣٠﴾
Ne, Daudit, i kemi dhuruar Sulejmanin. Ai është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar shum Zotit!
إِذْ عُرِضَ عَلَيْهِ بِٱلْعَشِىِّ ٱلصَّٰفِنَٰتُ ٱلْجِيَادُ ﴿٣١﴾
(Kujtoje) kur atij (Sulejmanit), një pasdite iu paraqiten atllarët (kuaj të dalluar),
فَقَالَ إِنِّىٓ أَحْبَبْتُ حُبَّ ٱلْخَيْرِ عَن ذِكْرِ رَبِّى حَتَّىٰ تَوَارَتْ بِٱلْحِجَابِ ﴿٣٢﴾
Ai tha: “Unë shfaqa dashuri më të madhe ndaj pasurisë (kuajve) se sa lutjes ndaj Zotit tim!” (ata defiluan para tij) derisa humbën mas beshkes.
رُدُّوهَا عَلَىَّ ۖ فَطَفِقَ مَسْحًۢا بِٱلسُّوقِ وَٱلْأَعْنَاقِ ﴿٣٣﴾
(Ai tha): “M’i ktheni ata” – e pastaj nisi t’i prekë me shpatë këmbët dhe qafat e tyre.
وَلَقَدْ فَتَنَّا سُلَيْمَٰنَ وَأَلْقَيْنَا عَلَىٰ كُرْسِيِّهِۦ جَسَدًۭا ثُمَّ أَنَابَ ﴿٣٤﴾
Ne, me të vërtetë, e sprovuam Sulejmanin dhe hodhëm mbi fronin e tij një trup, dhe pastaj (Sulejmani) iu drejtua Zotit,
قَالَ رَبِّ ٱغْفِرْ لِى وَهَبْ لِى مُلْكًۭا لَّا يَنۢبَغِى لِأَحَدٍۢ مِّنۢ بَعْدِىٓ ۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْوَهَّابُ ﴿٣٥﴾
dhe tha: “O Zoti im, të më falësh dhe më dhuro një pushtet çfarë nuk do ta ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je dhurues i madh!”
فَسَخَّرْنَا لَهُ ٱلرِّيحَ تَجْرِى بِأَمْرِهِۦ رُخَآءً حَيْثُ أَصَابَ ﴿٣٦﴾
Pastaj, Ne ia nënshtruam erën e butë, e cila frynë me urdhërin e tij, andej kah don ai –
وَٱلشَّيَٰطِينَ كُلَّ بَنَّآءٍۢ وَغَوَّاصٍۢ ﴿٣٧﴾
dhe djajtë, të gjithë ndërtuesit dhe zhytësit në ujë,
وَءَاخَرِينَ مُقَرَّنِينَ فِى ٱلْأَصْفَادِ ﴿٣٨﴾
dhe të lidhur në pranga.
هَٰذَا عَطَآؤُنَا فَٱمْنُنْ أَوْ أَمْسِكْ بِغَيْرِ حِسَابٍۢ ﴿٣٩﴾
Kjo është dhurata Jonë, prandaj ti dhuroja (o Sulejman) kujt të duash ose mos ua jep; pa kurrfarë llogarie për këtë!”
وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلْفَىٰ وَحُسْنَ مَـَٔابٍۢ ﴿٤٠﴾
Me të vërtetë, ai te Na ka një pozitë të veçantë dhe një kthim të mirë (në jetën tjetër).
وَدَاوُۥدَ وَسُلَيْمَٰنَ إِذْ يَحْكُمَانِ فِى ٱلْحَرْثِ إِذْ نَفَشَتْ فِيهِ غَنَمُ ٱلْقَوْمِ وَكُنَّا لِحُكْمِهِمْ شَٰهِدِينَ ﴿٧٨﴾
(Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi të lashtat, në të cilat kullotën natën bagtia (pa barinj), e Ne kemi qenë dëshmitarë të gjykimit të tyre.
فَفَهَّمْنَٰهَا سُلَيْمَٰنَ ۚ وَكُلًّا ءَاتَيْنَا حُكْمًۭا وَعِلْمًۭا ۚ وَسَخَّرْنَا مَعَ دَاوُۥدَ ٱلْجِبَالَ يُسَبِّحْنَ وَٱلطَّيْرَ ۚ وَكُنَّا فَٰعِلِينَ ﴿٧٩﴾
E, Na, ia mësuam Sulejmanit gjykimin dhe dyve u dhamë mençuri e dijeni. Na kemi nënshtruar malet dhe shpendët që bashkë me Dautin ta lavdërojnë Perëndinë, këtë, Ne kemi fuqi ta bëjmë.
وَعَلَّمْنَٰهُ صَنْعَةَ لَبُوسٍۢ لَّكُمْ لِتُحْصِنَكُم مِّنۢ بَأْسِكُمْ ۖ فَهَلْ أَنتُمْ شَٰكِرُونَ ﴿٨٠﴾
Dhe Na, ia kemi mësuar atij (Dautit) punimin e këmishave të hekurit për ju, për t’ju mbrojtur juve në luftë me armikun, andaj, a jeni ju mirënjohës?
وَلِسُلَيْمَٰنَ ٱلرِّيحَ عَاصِفَةًۭ تَجْرِى بِأَمْرِهِۦٓ إِلَى ٱلْأَرْضِ ٱلَّتِى بَٰرَكْنَا فِيهَا ۚ وَكُنَّا بِكُلِّ شَىْءٍ عَٰلِمِينَ ﴿٨١﴾
Dhe, i kemi dhënë Sulejmanit frymë të fortë, që të ecë ajo (fryma) sipas urdhërit të tij, kah toka, të cilën Ne e kemi bekuar; dhe Na i dimë të gjitha gjërat;
وَمِنَ ٱلشَّيَٰطِينِ مَن يَغُوصُونَ لَهُۥ وَيَعْمَلُونَ عَمَلًۭا دُونَ ذَٰلِكَ ۖ وَكُنَّا لَهُمْ حَٰفِظِينَ ﴿٨٢﴾
dhe, (ia nënshtruam atij) disa nga djajtë që u zhytnin në det për të dhe bënin edhe punë të tjera, dhe Na i ruanim ata,