Lënia e më të mirit të krijuesve
Ilijasi e pyet popullin e tij: «A i luteni Baalit dhe e lini më të mirin e krijuesve, Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj?» Ata e mohojnë. Allahu i shpëton robërit e Tij të sinqertë dhe i lë Ilijasit një përmendje të mirë mes brezave të mëvonshëm: «Paqja qoftë mbi Ilijasin.» Gjetkë ai numërohet mes të mirëve.
Shfaq ajetet (11)
وَإِنَّ إِلْيَاسَ لَمِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ﴿١٢٣﴾
Dhe, me të vërtetë, Iljasi ka qenë (njëri) prej pejgamberëve.
إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ ﴿١٢٤﴾
(Përkujtoje) kur i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni (Perëndisë)?”
أَتَدْعُونَ بَعْلًۭا وَتَذَرُونَ أَحْسَنَ ٱلْخَٰلِقِينَ ﴿١٢٥﴾
Vallë, a i luteni ju Ba’lit (lloj idhulli), ndërsa e lëni Krijuesin më të mirë,
ٱللَّهَ رَبَّكُمْ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلْأَوَّلِينَ ﴿١٢٦﴾
Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë!”
فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمْ لَمُحْضَرُونَ ﴿١٢٧﴾
Ata e konsideruan gënjeshtar atë dhe për këtë shkak, me siguri, do të mbeten në dënim,
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلْمُخْلَصِينَ ﴿١٢٨﴾
pos robërve të sinqertë të Perëndisë.
وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِى ٱلْءَاخِرِينَ ﴿١٢٩﴾
Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë për brezat e mëvonshëm:
سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلْ يَاسِينَ ﴿١٣٠﴾
“Përshëndetja e madhe qoftë për Iljasin!”
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ ﴿١٣١﴾
Ja, kështu Ne i shpërblejmë bamirësit,
إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُؤْمِنِينَ ﴿١٣٢﴾
e ai, me të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë besimtar.
وَزَكَرِيَّا وَيَحْيَىٰ وَعِيسَىٰ وَإِلْيَاسَ ۖ كُلٌّۭ مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ﴿٨٥﴾
dhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin – të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë;