Sureja nr. 96 e Kuranit

Sureja Al-'Alaq

Mekase 19 ajete Juz 30
Al-'Alaq

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

ٱقْرَأْ بِٱسْمِ رَبِّكَ ٱلَّذِى خَلَقَ ﴿١﴾

Lexo në emër të Zotit tënd, i cili ka krijuar (të gjitha),

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

خَلَقَ ٱلْإِنسَٰنَ مِنْ عَلَقٍ ﴿٢﴾

i cili e krijoi njeriun nga gjaku i droçkuar (embrioni),

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

ٱقْرَأْ وَرَبُّكَ ٱلْأَكْرَمُ ﴿٣﴾

lexo, se Zoti yt, është më bujari,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

ٱلَّذِى عَلَّمَ بِٱلْقَلَمِ ﴿٤﴾

që ia mësoi njeriut pendën (të shkruajë),

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

عَلَّمَ ٱلْإِنسَٰنَ مَا لَمْ يَعْلَمْ ﴿٥﴾

që njeriut ia mësoi atë që nuk e diti.

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

كَلَّآ إِنَّ ٱلْإِنسَٰنَ لَيَطْغَىٰٓ ﴿٦﴾

Jo, jo! (megjithatë), me të vërtetë, njeriu ka kalur kufirin (në të keqe),

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

أَن رَّءَاهُ ٱسْتَغْنَىٰٓ ﴿٧﴾

posa e ka ndier veten të pasur (se nuk i nevojitet askush),

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلرُّجْعَىٰٓ ﴿٨﴾

e, me të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

أَرَءَيْتَ ٱلَّذِى يَنْهَىٰ ﴿٩﴾

A e ke parë ti atë që pengon

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

عَبْدًا إِذَا صَلَّىٰٓ ﴿١٠﴾

njeriun (adhuruesin) kur falet (bënë namaz)?

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

أَرَءَيْتَ إِن كَانَ عَلَى ٱلْهُدَىٰٓ ﴿١١﴾

Më thuaj ti (o Muhammed!), nëse ai mendon se është në rrugën e drejtë,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

أَوْ أَمَرَ بِٱلتَّقْوَىٰٓ ﴿١٢﴾

apo rekomandon që të adhurohen idhujt,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

أَرَءَيْتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰٓ ﴿١٣﴾

e, çka mendon ti nëse ai i përgënjeshtron (argumentet Tona) dhe kthehet?

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

أَلَمْ يَعْلَم بِأَنَّ ٱللَّهَ يَرَىٰ ﴿١٤﴾

A nuk e di ai – se Zoti i sheh të gjitha (e dhuron të mirin, ndërsa e dënon të keqin)?

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

كَلَّا لَئِن لَّمْ يَنتَهِ لَنَسْفَعًۢا بِٱلنَّاصِيَةِ ﴿١٥﴾

Jo, jo! Me të vërtetë, nëse nuk tërhiqet nga kjo, do ta kapim për flokësh (gërshetën),

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

نَاصِيَةٍۢ كَٰذِبَةٍ خَاطِئَةٍۢ ﴿١٦﴾

për flokët (gërshetin) e gënjeshtarit dhe fajtorit,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَلْيَدْعُ نَادِيَهُۥ ﴿١٧﴾

e, ai le ta thërras shoqërinë e vet (në ndihmë).

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

سَنَدْعُ ٱلزَّبَانِيَةَ ﴿١٨﴾

Na do t’i thërrasim Zebanijt (rojet e Skëterrës).

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

96:19 Ajet sexhdeje

كَلَّا لَا تُطِعْهُ وَٱسْجُدْ وَٱقْتَرِب ۩ ﴿١٩﴾

Jo, jo! Mos iu përul ti atij; por bënë ti sexhde dhe afroju (Zotit tënd)!

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

Al-'Alaq Ajeti 1 nga 19

Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi shqip: Hasan Efendi Nahi. Audioja: everyayah.com.

Rreth sures Al-'Alaq

Sureja Al-'Alaq (العلق) është sureja nr. 96 e Kuranit. Ka 19 ajete dhe ndodhet në Juz 30. Klasifikohet si sure mekase, që do të thotë se u shpall kryesisht përpara shpërnguljes (Hixhretit) së Profetit në Medine.

Emri i saj, العلق, është mënyra si njihet sureja në arabisht.

Pyetje mbi suren Al-'Alaq

Sa ajete ka sureja Al-'Alaq?

Sureja Al-'Alaq ka 19 ajete.

A është sureja Al-'Alaq mekase apo medinase?

Klasifikohet si sure Mekase.

Në cilin Juz ndodhet sureja Al-'Alaq?

Sureja Al-'Alaq ndodhet në Juzin 30.

Ku mund ta dëgjoj suren Al-'Alaq?

Shtypni Luaj në këtë faqe për ta dëgjuar ajet pas ajeti, të recituar nga Abdur-Rahman As-Sudais, Mishary Alafasy, Mahmoud Khalil Al-Husary, Abdul Basit Abdus-Samad, Maher Al-Muaiqly, Saad Al-Ghamdi, Ahmad Al-Ajmi, Abu Bakr Ash-Shatri, Hani Ar-Rifai, Mohamed Siddiq Al-Minshawi, Ali Al-Hudhaify, Muhammad Ayyub, Abdullah Basfar, Yasser Ad-Dosari, Nasser Al-Qatami, Salah Al-Budair, Saud Ash-Shuraim, Abdullah Awad Al-Juhany, Muhammad Jibreel.

This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources