Sureja nr. 86 e Kuranit

Sureja At-Tariq

Mekase 17 ajete Juz 30
At-Tariq

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلسَّمَآءِ وَٱلطَّارِقِ ﴿١﴾

Betohem në qiellin dhe yllin e natës.

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلطَّارِقُ ﴿٢﴾

E, a e di ti se ç’është ylli i natës?

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

ٱلنَّجْمُ ٱلثَّاقِبُ ﴿٣﴾

Ai është ylli që shpon terrin (me dritën e vet).

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

إِن كُلُّ نَفْسٍۢ لَّمَّا عَلَيْهَا حَافِظٌۭ ﴿٤﴾

Për çdo njeri ka mbikëqyrës (ndaj tij)!

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَلْيَنظُرِ ٱلْإِنسَٰنُ مِمَّ خُلِقَ ﴿٥﴾

Le të shikojë njeriu prej çkahjes është krijuar:

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

خُلِقَ مِن مَّآءٍۢ دَافِقٍۢ ﴿٦﴾

është krijuar nga lëngu që kullon (hudhet),

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

يَخْرُجُ مِنۢ بَيْنِ ٱلصُّلْبِ وَٱلتَّرَآئِبِ ﴿٧﴾

i cili del nga kurrizi (i mashkullit) dhe krahërori,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

إِنَّهُۥ عَلَىٰ رَجْعِهِۦ لَقَادِرٌۭ ﴿٨﴾

dhe, me të vërtetë, Ai (Perëndia) është i pushtetshëm – për ta kthyer (ringjallë) atë,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

يَوْمَ تُبْلَى ٱلسَّرَآئِرُ ﴿٩﴾

në Ditën kur do të zbulohen sekretet

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَمَا لَهُۥ مِن قُوَّةٍۢ وَلَا نَاصِرٍۢ ﴿١٠﴾

kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلرَّجْعِ ﴿١١﴾

Betohem në qiellin, shëndrues i (plot) gjendjeve

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَٱلْأَرْضِ ذَاتِ ٱلصَّدْعِ ﴿١٢﴾

dhe Tokën që plasaritet për të mbirë bimët, -

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

إِنَّهُۥ لَقَوْلٌۭ فَصْلٌۭ ﴿١٣﴾

Kur’ani, me të vërtetë, është fjalë që ndanë të vërtetën prej të pavërtetës,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَمَا هُوَ بِٱلْهَزْلِ ﴿١٤﴾

ai nuk është kurrfarë burleske (tregim i kotë)!

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

إِنَّهُمْ يَكِيدُونَ كَيْدًۭا ﴿١٥﴾

Me të vërtetë, at shërbehen me dinakëri (të mëdha),

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَأَكِيدُ كَيْدًۭا ﴿١٦﴾

e, Unë i ndëshkojë për dinakërinë, e tyre –

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَمَهِّلِ ٱلْكَٰفِرِينَ أَمْهِلْهُمْ رُوَيْدًۢا ﴿١٧﴾

andaj, caktoju pak afat jobesimtarëve, lëri në qetësi ata edhe për një çast.

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

At-Tariq Ajeti 1 nga 17

Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi shqip: Hasan Efendi Nahi. Audioja: everyayah.com.

Rreth sures At-Tariq

Sureja At-Tariq (الطارق) është sureja nr. 86 e Kuranit. Ka 17 ajete dhe ndodhet në Juz 30. Klasifikohet si sure mekase, që do të thotë se u shpall kryesisht përpara shpërnguljes (Hixhretit) së Profetit në Medine.

Emri i saj, الطارق, është mënyra si njihet sureja në arabisht.

Pyetje mbi suren At-Tariq

Sa ajete ka sureja At-Tariq?

Sureja At-Tariq ka 17 ajete.

A është sureja At-Tariq mekase apo medinase?

Klasifikohet si sure Mekase.

Në cilin Juz ndodhet sureja At-Tariq?

Sureja At-Tariq ndodhet në Juzin 30.

Ku mund ta dëgjoj suren At-Tariq?

Shtypni Luaj në këtë faqe për ta dëgjuar ajet pas ajeti, të recituar nga Abdur-Rahman As-Sudais, Mishary Alafasy, Mahmoud Khalil Al-Husary, Abdul Basit Abdus-Samad, Maher Al-Muaiqly, Saad Al-Ghamdi, Ahmad Al-Ajmi, Abu Bakr Ash-Shatri, Hani Ar-Rifai, Mohamed Siddiq Al-Minshawi, Ali Al-Hudhaify, Muhammad Ayyub, Abdullah Basfar, Yasser Ad-Dosari, Nasser Al-Qatami, Salah Al-Budair, Saud Ash-Shuraim, Abdullah Awad Al-Juhany, Muhammad Jibreel.

This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources