سَبِّحِ ٱسْمَ رَبِّكَ ٱلْأَعْلَى ﴿١﴾
Falendero emrin e Zotit tënd të Lartësuar,
Sureja nr. 87 e Kuranit
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
سَبِّحِ ٱسْمَ رَبِّكَ ٱلْأَعْلَى ﴿١﴾
Falendero emrin e Zotit tënd të Lartësuar,
ٱلَّذِى خَلَقَ فَسَوَّىٰ ﴿٢﴾
që krijon çdo gjë dhe e bënë të harmonizuar,
وَٱلَّذِى قَدَّرَ فَهَدَىٰ ﴿٣﴾
dhe që çdo gjë e ka caktuar dhe i ka dhënë inspirim,
وَٱلَّذِىٓ أَخْرَجَ ٱلْمَرْعَىٰ ﴿٤﴾
dhe që bënë të rriten kullosat,
فَجَعَلَهُۥ غُثَآءً أَحْوَىٰ ﴿٥﴾
dhe pastaj bën që të shndërrohen, të thahen e të vyshken.
سَنُقْرِئُكَ فَلَا تَنسَىٰٓ ﴿٦﴾
Na do ta mësojmë ty (Kur’anin, përmes Xhebrailit), e ti nuk do ta harrosh,
إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُ ۚ إِنَّهُۥ يَعْلَمُ ٱلْجَهْرَ وَمَا يَخْفَىٰ ﴿٧﴾
përveç asaj që don Zoti. Ai (Perëndia), me të vërtetë, di çdo gjë që shprehni haptazi dhe atë që fshihni –
وَنُيَسِّرُكَ لِلْيُسْرَىٰ ﴿٨﴾
dhe Ne do ta lehtësojmë ty (rrugën) e lehtë,
فَذَكِّرْ إِن نَّفَعَتِ ٱلذِّكْرَىٰ ﴿٩﴾
prandaj këshillo ti – nëse këshilla ka dobi:
سَيَذَّكَّرُ مَن يَخْشَىٰ ﴿١٠﴾
ai që i druan Perëndisë, këshillohet,
وَيَتَجَنَّبُهَا ٱلْأَشْقَى ﴿١١﴾
e shmanget nga këshillat, ai më i keqi,
ٱلَّذِى يَصْلَى ٱلنَّارَ ٱلْكُبْرَىٰ ﴿١٢﴾
i cili do të digjet në zjarrin e madh,
ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَىٰ ﴿١٣﴾
e në të, as nuk do të vdes e as nuk do të jetojë (jetë normale).
قَدْ أَفْلَحَ مَن تَزَكَّىٰ ﴿١٤﴾
Shpëtimin do të arrijë ai që pastrohet (nga të këqiat)
وَذَكَرَ ٱسْمَ رَبِّهِۦ فَصَلَّىٰ ﴿١٥﴾
dhe që e përmend emrin e Zotit të vet dhe bënë namaz!
بَلْ تُؤْثِرُونَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا ﴿١٦﴾
Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote,
وَٱلْءَاخِرَةُ خَيْرٌۭ وَأَبْقَىٰٓ ﴿١٧﴾
por, jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme (amshuar).
إِنَّ هَٰذَا لَفِى ٱلصُّحُفِ ٱلْأُولَىٰ ﴿١٨﴾
Kjo, me të vërtetë, ka qenë shënuar në faqet (e librave) e broshurat e lashta,
صُحُفِ إِبْرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ ﴿١٩﴾
librat (broshurat) e Ibrahimit dhe Musait.
Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi shqip: Hasan Efendi Nahi. Audioja: everyayah.com.
Sureja Al-A'la (الأعلى) është sureja nr. 87 e Kuranit. Ka 19 ajete dhe ndodhet në Juz 30. Klasifikohet si sure mekase, që do të thotë se u shpall kryesisht përpara shpërnguljes (Hixhretit) së Profetit në Medine.
Emri i saj, الأعلى, është mënyra si njihet sureja në arabisht.
Sureja Al-A'la ka 19 ajete.
Klasifikohet si sure Mekase.
Sureja Al-A'la ndodhet në Juzin 30.
Shtypni Luaj në këtë faqe për ta dëgjuar ajet pas ajeti, të recituar nga Abdur-Rahman As-Sudais, Mishary Alafasy, Mahmoud Khalil Al-Husary, Abdul Basit Abdus-Samad, Maher Al-Muaiqly, Saad Al-Ghamdi, Ahmad Al-Ajmi, Abu Bakr Ash-Shatri, Hani Ar-Rifai, Mohamed Siddiq Al-Minshawi, Ali Al-Hudhaify, Muhammad Ayyub, Abdullah Basfar, Yasser Ad-Dosari, Nasser Al-Qatami, Salah Al-Budair, Saud Ash-Shuraim, Abdullah Awad Al-Juhany, Muhammad Jibreel.
This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources