وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْبُرُوجِ ﴿١﴾
Betohem në qiellin e stolisur me hyllsi,
Sureja nr. 85 e Kuranit
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْبُرُوجِ ﴿١﴾
Betohem në qiellin e stolisur me hyllsi,
وَٱلْيَوْمِ ٱلْمَوْعُودِ ﴿٢﴾
dhe në Ditën e premtuar (Kijametit),
وَشَاهِدٍۢ وَمَشْهُودٍۢ ﴿٣﴾
dhe në dëshmitarët, si dhe në atë që do të dëshmohet (atë ditë),
قُتِلَ أَصْحَٰبُ ٱلْأُخْدُودِ ﴿٤﴾
mallkuar qofshin ata ë kanë hapur hendeqe,
ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلْوَقُودِ ﴿٥﴾
dhe që i mbushën me zjarr, me gjithëfarë lënëdësh djegëse,
إِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌۭ ﴿٦﴾
(mallkuar qofshin ata) kur u ulën pranë tij
وَهُمْ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ بِٱلْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌۭ ﴿٧﴾
dhe ishin prezent të asaj (që u bënë besimtarëve)!
وَمَا نَقَمُوا۟ مِنْهُمْ إِلَّآ أَن يُؤْمِنُوا۟ بِٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ ﴿٨﴾
E, (jobesimtarët) i munduan ata vetëm pse i besuan Zotit të Plotëfuqishëm dhe Falenderues,
ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ شَهِيدٌ ﴿٩﴾
pushteti i të cilit shtrihet në qiej dhe në Tokë, - e Perëndia është Dëshmitar i çdo gjëje.
إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُوا۟ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا۟ فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ ٱلْحَرِيقِ ﴿١٠﴾
Pa dyshim, ata që i torturojnë besimtarët dhe besimtaret e që (pastaj) nuk pendohen – i pret dënimi i skëterrës dhe (për ta ka) dënim zjarri,
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمْ جَنَّٰتٌۭ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ ۚ ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْكَبِيرُ ﴿١١﴾
e, me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – për ta ka kopshte të xhennetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë; - e ky është sukses i madh.
إِنَّ بَطْشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ ﴿١٢﴾
Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd, është i ashpër!
إِنَّهُۥ هُوَ يُبْدِئُ وَيُعِيدُ ﴿١٣﴾
Me të vërtetë, Ai krijon prej kurrgjëje dhe përsëri i kthen (ps vdekjes – i ringjallë);
وَهُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلْوَدُودُ ﴿١٤﴾
Ai është falës dhe plot dashuri,
ذُو ٱلْعَرْشِ ٱلْمَجِيدُ ﴿١٥﴾
Zot i Arshit (fronit) të Madhërueshëm,
فَعَّالٌۭ لِّمَا يُرِيدُ ﴿١٦﴾
Ai punon çka të dojë.
هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلْجُنُودِ ﴿١٧﴾
A ka arritur te ti lajmi për ushtritë
فِرْعَوْنَ وَثَمُودَ ﴿١٨﴾
e Faraonit dhe Themudit?
بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فِى تَكْذِيبٍۢ ﴿١٩﴾
Por, jobesimtarët – gjithmonë mohojnë,
وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطٌۢ ﴿٢٠﴾
e Perëndia (i Plotëfuqishëm), i përfshinë të gjithë,
بَلْ هُوَ قُرْءَانٌۭ مَّجِيدٌۭ ﴿٢١﴾
ky Kur’an – (që e mohonin ata), është Kur’ani i madhërueshëm,
فِى لَوْحٍۢ مَّحْفُوظٍۭ ﴿٢٢﴾
i shkruar në Levhi Mahfudh (në pllakën e ruajtur me kujdes).
Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi shqip: Hasan Efendi Nahi. Audioja: everyayah.com.
Sureja Al-Buruj (البروج) është sureja nr. 85 e Kuranit. Ka 22 ajete dhe ndodhet në Juz 30. Klasifikohet si sure mekase, që do të thotë se u shpall kryesisht përpara shpërnguljes (Hixhretit) së Profetit në Medine.
Emri i saj, البروج, është mënyra si njihet sureja në arabisht.
Sureja Al-Buruj ka 22 ajete.
Klasifikohet si sure Mekase.
Sureja Al-Buruj ndodhet në Juzin 30.
Shtypni Luaj në këtë faqe për ta dëgjuar ajet pas ajeti, të recituar nga Abdur-Rahman As-Sudais, Mishary Alafasy, Mahmoud Khalil Al-Husary, Abdul Basit Abdus-Samad, Maher Al-Muaiqly, Saad Al-Ghamdi, Ahmad Al-Ajmi, Abu Bakr Ash-Shatri, Hani Ar-Rifai, Mohamed Siddiq Al-Minshawi, Ali Al-Hudhaify, Muhammad Ayyub, Abdullah Basfar, Yasser Ad-Dosari, Nasser Al-Qatami, Salah Al-Budair, Saud Ash-Shuraim, Abdullah Awad Al-Juhany, Muhammad Jibreel.
This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources