Sureja nr. 84 e Kuranit

Sureja Al-Inshiqaq

Mekase 25 ajete Juz 30
Al-Inshiqaq

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنشَقَّتْ ﴿١﴾

Kur qiellit të shkyet,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَأَذِنَتْ لِرَبِّهَا وَحُقَّتْ ﴿٢﴾

dhe të dëgjojë me përvujtni Zotin e vet – siç i përket

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَإِذَا ٱلْأَرْضُ مُدَّتْ ﴿٣﴾

dhe kur Toka do të shtrihet (me shafitjen) e maleve

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَأَلْقَتْ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتْ ﴿٤﴾

dhe ta hedhë gjithë atë që ka brenda e të zbrazët

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَأَذِنَتْ لِرَبِّهَا وَحُقَّتْ ﴿٥﴾

dhe të dëgjojë me përvujtni Zotin e vet – siç i përket –

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

يَٰٓأَيُّهَا ٱلْإِنسَٰنُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَىٰ رَبِّكَ كَدْحًۭا فَمُلَٰقِيهِ ﴿٦﴾

ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt:

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَأَمَّا مَنْ أُوتِىَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ ﴿٧﴾

atij që do t’i jepet libri i tij në dorën e tij të djathtë

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَابًۭا يَسِيرًۭا ﴿٨﴾

lehtë do të japi llogari,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَيَنقَلِبُ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦ مَسْرُورًۭا ﴿٩﴾

dhe do të kthehet i gëzueshëm te të afërmit e tij;

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَأَمَّا مَنْ أُوتِىَ كِتَٰبَهُۥ وَرَآءَ ظَهْرِهِۦ ﴿١٠﴾

e, atij që do t’i jepet libri i tij pas shpinës,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَسَوْفَ يَدْعُوا۟ ثُبُورًۭا ﴿١١﴾

e thërret shkatërrimi

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَيَصْلَىٰ سَعِيرًا ﴿١٢﴾

dhe në zjarr do të digjet,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

إِنَّهُۥ كَانَ فِىٓ أَهْلِهِۦ مَسْرُورًا ﴿١٣﴾

sepse, (në jetë) ka qenë i gëzueshëm në familjen e tij,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

إِنَّهُۥ ظَنَّ أَن لَّن يَحُورَ ﴿١٤﴾

dhe ka menduar se kurrë nuk do të kthehet (ringjallet për të dhënë llogari).

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

بَلَىٰٓ إِنَّ رَبَّهُۥ كَانَ بِهِۦ بَصِيرًۭا ﴿١٥﴾

Po, po, do të kthehet te Zoti i tij, me të vërtetë, Ai i sheh të gjitha punët e tij!

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَلَآ أُقْسِمُ بِٱلشَّفَقِ ﴿١٦﴾

Dhe, betohem në kuqërrimin e mbrëmjes,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَٱلَّيْلِ وَمَا وَسَقَ ﴿١٧﴾

dhe natën, dhe në atë që paklon ajo me errësirën e saj,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَٱلْقَمَرِ إِذَا ٱتَّسَقَ ﴿١٨﴾

dhe hënën e plotë, -

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

لَتَرْكَبُنَّ طَبَقًا عَن طَبَقٍۢ ﴿١٩﴾

ju, me siguri, do të gjendeni në rrethana të vështira dhe më të vështira!

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَمَا لَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ ﴿٢٠﴾

E, çka kanë ata, që nuk duan të besojnë,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

84:21 Ajet sexhdeje

وَإِذَا قُرِئَ عَلَيْهِمُ ٱلْقُرْءَانُ لَا يَسْجُدُونَ ۩ ﴿٢١﴾

e, përse kur t’u lexohet Kur’ani, nuk përulen (nuk bëjnë sexhde)!

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ يُكَذِّبُونَ ﴿٢٢﴾

E, madje, jobesimtarët, e përgënjeshtrojnë atë (Kur’anin),

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يُوعُونَ ﴿٢٣﴾

e Perëndia, me të vërtetë, di çka fshehin ata (në zemrat e tyre),

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَبَشِّرْهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ ﴿٢٤﴾

prandaj, sihariqoi ata me dënim të dhembshëm!

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍۭ ﴿٢٥﴾

Por, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, do të shpërblehen pandërprerë.

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

Al-Inshiqaq Ajeti 1 nga 25

Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi shqip: Hasan Efendi Nahi. Audioja: everyayah.com.

Rreth sures Al-Inshiqaq

Sureja Al-Inshiqaq (الانشقاق) është sureja nr. 84 e Kuranit. Ka 25 ajete dhe ndodhet në Juz 30. Klasifikohet si sure mekase, që do të thotë se u shpall kryesisht përpara shpërnguljes (Hixhretit) së Profetit në Medine.

Emri i saj, الانشقاق, është mënyra si njihet sureja në arabisht.

Pyetje mbi suren Al-Inshiqaq

Sa ajete ka sureja Al-Inshiqaq?

Sureja Al-Inshiqaq ka 25 ajete.

A është sureja Al-Inshiqaq mekase apo medinase?

Klasifikohet si sure Mekase.

Në cilin Juz ndodhet sureja Al-Inshiqaq?

Sureja Al-Inshiqaq ndodhet në Juzin 30.

Ku mund ta dëgjoj suren Al-Inshiqaq?

Shtypni Luaj në këtë faqe për ta dëgjuar ajet pas ajeti, të recituar nga Abdur-Rahman As-Sudais, Mishary Alafasy, Mahmoud Khalil Al-Husary, Abdul Basit Abdus-Samad, Maher Al-Muaiqly, Saad Al-Ghamdi, Ahmad Al-Ajmi, Abu Bakr Ash-Shatri, Hani Ar-Rifai, Mohamed Siddiq Al-Minshawi, Ali Al-Hudhaify, Muhammad Ayyub, Abdullah Basfar, Yasser Ad-Dosari, Nasser Al-Qatami, Salah Al-Budair, Saud Ash-Shuraim, Abdullah Awad Al-Juhany, Muhammad Jibreel.

This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources