إِذَا ٱلشَّمْسُ كُوِّرَتْ ﴿١﴾
Kur Dielli të humbë shkëlqimin,
Sureja nr. 81 e Kuranit
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
إِذَا ٱلشَّمْسُ كُوِّرَتْ ﴿١﴾
Kur Dielli të humbë shkëlqimin,
وَإِذَا ٱلنُّجُومُ ٱنكَدَرَتْ ﴿٢﴾
dhe kur yjet të rrëzohen (errësohen),
وَإِذَا ٱلْجِبَالُ سُيِّرَتْ ﴿٣﴾
dhe kur malet të lëvizin,
وَإِذَا ٱلْعِشَارُ عُطِّلَتْ ﴿٤﴾
dhe kur devet mbarsë të mbeten pa çoban (të pakujdes),
وَإِذَا ٱلْوُحُوشُ حُشِرَتْ ﴿٥﴾
dhe kur shtazët e egra të tubohen,
وَإِذَا ٱلْبِحَارُ سُجِّرَتْ ﴿٦﴾
dhe kur devet vlojnë,
وَإِذَا ٱلنُّفُوسُ زُوِّجَتْ ﴿٧﴾
dhe kur shpirtërat bashkohen me trupëra,
وَإِذَا ٱلْمَوْءُۥدَةُ سُئِلَتْ ﴿٨﴾
dhe kur vajza e varrosur për së gjalli, do të pyetet
بِأَىِّ ذَنۢبٍۢ قُتِلَتْ ﴿٩﴾
për çfarë faji është mbytur,
وَإِذَا ٱلصُّحُفُ نُشِرَتْ ﴿١٠﴾
dhe kur të shpërndahen listat (librat e veprave të njerëzve),
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ كُشِطَتْ ﴿١١﴾
dhe kur qielli zhvendoset,
وَإِذَا ٱلْجَحِيمُ سُعِّرَتْ ﴿١٢﴾
dhe kur të flakërojë skëterra,
وَإِذَا ٱلْجَنَّةُ أُزْلِفَتْ ﴿١٣﴾
dhe kur të afrohet xhenneti,
عَلِمَتْ نَفْسٌۭ مَّآ أَحْضَرَتْ ﴿١٤﴾
çdokush do të di për veprat që ka përgatitur.
فَلَآ أُقْسِمُ بِٱلْخُنَّسِ ﴿١٥﴾
Dhe – betohem në yjet – që perëndojnë
ٱلْجَوَارِ ٱلْكُنَّسِ ﴿١٦﴾
të cilët lëvizin dhe zhduken nga shikimi (horizonti),
وَٱلَّيْلِ إِذَا عَسْعَسَ ﴿١٧﴾
dhe në natën kur bie terri,
وَٱلصُّبْحِ إِذَا تَنَفَّسَ ﴿١٨﴾
dhe agimin kur gdhinë (zbardhëllon drita).
إِنَّهُۥ لَقَوْلُ رَسُولٍۢ كَرِيمٍۢ ﴿١٩﴾
Me të vërtetë, Kur’ani është fjala e të Dërguarit fisnik (Xhebrailit),
ذِى قُوَّةٍ عِندَ ذِى ٱلْعَرْشِ مَكِينٍۢ ﴿٢٠﴾
të fuqishëm, të çmuar nga Zoti i Arshit (Kozmosit)
مُّطَاعٍۢ ثَمَّ أَمِينٍۢ ﴿٢١﴾
të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh).
وَمَا صَاحِبُكُم بِمَجْنُونٍۢ ﴿٢٢﴾
E shoku juaj (Muhammedi), nuk është i marrë.
وَلَقَدْ رَءَاهُ بِٱلْأُفُقِ ٱلْمُبِينِ ﴿٢٣﴾
Ai (Muhammedi) e ka parë qartë (Xhebrailin) në horizont,
وَمَا هُوَ عَلَى ٱلْغَيْبِ بِضَنِينٍۢ ﴿٢٤﴾
dhe, kur është fjala për Shpalljen, ai (Muhammedi) nuk është dorështrënguar (nuk e mshehë atë),
وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَيْطَٰنٍۢ رَّجِيمٍۢ ﴿٢٥﴾
dhe Kur’ani nuk është fjalë e djallit të mllkuar,
فَأَيْنَ تَذْهَبُونَ ﴿٢٦﴾
e, kah po ia mbani (me këto mendime)?!
إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌۭ لِّلْعَٰلَمِينَ ﴿٢٧﴾
Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë, për tërë botën (njerëzit):
لِمَن شَآءَ مِنكُمْ أَن يَسْتَقِيمَ ﴿٢٨﴾
për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë,
وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلْعَٰلَمِينَ ﴿٢٩﴾
e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Perëndia, Zoti i gjithë botërave!
Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi shqip: Hasan Efendi Nahi. Audioja: everyayah.com.
Sureja At-Takwir (التكوير) është sureja nr. 81 e Kuranit. Ka 29 ajete dhe ndodhet në Juz 30. Klasifikohet si sure mekase, që do të thotë se u shpall kryesisht përpara shpërnguljes (Hixhretit) së Profetit në Medine.
Emri i saj, التكوير, është mënyra si njihet sureja në arabisht.
Sureja At-Takwir ka 29 ajete.
Klasifikohet si sure Mekase.
Sureja At-Takwir ndodhet në Juzin 30.
Shtypni Luaj në këtë faqe për ta dëgjuar ajet pas ajeti, të recituar nga Abdur-Rahman As-Sudais, Mishary Alafasy, Mahmoud Khalil Al-Husary, Abdul Basit Abdus-Samad, Maher Al-Muaiqly, Saad Al-Ghamdi, Ahmad Al-Ajmi, Abu Bakr Ash-Shatri, Hani Ar-Rifai, Mohamed Siddiq Al-Minshawi, Ali Al-Hudhaify, Muhammad Ayyub, Abdullah Basfar, Yasser Ad-Dosari, Nasser Al-Qatami, Salah Al-Budair, Saud Ash-Shuraim, Abdullah Awad Al-Juhany, Muhammad Jibreel.
This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources