وَٱلضُّحَىٰ ﴿١﴾
Betohem në mëngjesin,
Sureja nr. 93 e Kuranit
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلضُّحَىٰ ﴿١﴾
Betohem në mëngjesin,
وَٱلَّيْلِ إِذَا سَجَىٰ ﴿٢﴾
dhe natën kur terrohet e qetësohet –
مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ ﴿٣﴾
Zoti yt, nuk të ka braktisur e as nuk të ka urrejtur!
وَلَلْءَاخِرَةُ خَيْرٌۭ لَّكَ مِنَ ٱلْأُولَىٰ ﴿٤﴾
Me të vërtetë, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,
وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَىٰٓ ﴿٥﴾
e, me të vërtetë, Zoti yt do të japi ty, e ti do të jesh i kënaqur.
أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًۭا فَـَٔاوَىٰ ﴿٦﴾
A nuk ishe ti bonja, e Ai të mori në strehim,
وَوَجَدَكَ ضَآلًّۭا فَهَدَىٰ ﴿٧﴾
dhe të gjeti të humbur (të paudhëzuar), e të udhëzoi me Shpalljen e Kur’anit,
وَوَجَدَكَ عَآئِلًۭا فَأَغْنَىٰ ﴿٨﴾
dhe ishe i varfër e të bëri të pasur?
فَأَمَّا ٱلْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ ﴿٩﴾
Mos e nënçmo bonjakun
وَأَمَّا ٱلسَّآئِلَ فَلَا تَنْهَرْ ﴿١٠﴾
e lypsin mos e refuzo me ashpërsi,
وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ ﴿١١﴾
dhe dhuntitë e Zotit tënd, shprehi!
Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi shqip: Hasan Efendi Nahi. Audioja: everyayah.com.
Sureja Ad-Duha (الضحى) është sureja nr. 93 e Kuranit. Ka 11 ajete dhe ndodhet në Juz 30. Klasifikohet si sure mekase, që do të thotë se u shpall kryesisht përpara shpërnguljes (Hixhretit) së Profetit në Medine.
Emri i saj, الضحى, është mënyra si njihet sureja në arabisht.
Sureja Ad-Duha ka 11 ajete.
Klasifikohet si sure Mekase.
Sureja Ad-Duha ndodhet në Juzin 30.
Shtypni Luaj në këtë faqe për ta dëgjuar ajet pas ajeti, të recituar nga Abdur-Rahman As-Sudais, Mishary Alafasy, Mahmoud Khalil Al-Husary, Abdul Basit Abdus-Samad, Maher Al-Muaiqly, Saad Al-Ghamdi, Ahmad Al-Ajmi, Abu Bakr Ash-Shatri, Hani Ar-Rifai, Mohamed Siddiq Al-Minshawi, Ali Al-Hudhaify, Muhammad Ayyub, Abdullah Basfar, Yasser Ad-Dosari, Nasser Al-Qatami, Salah Al-Budair, Saud Ash-Shuraim, Abdullah Awad Al-Juhany, Muhammad Jibreel.
This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources