وَٱلَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰ ﴿١﴾
Betohem në natën që e mbulon terri,
Sureja nr. 92 e Kuranit
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰ ﴿١﴾
Betohem në natën që e mbulon terri,
وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ ﴿٢﴾
dhe ditën që agon,
وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلْأُنثَىٰٓ ﴿٣﴾
dhe që ka krijuar mashkullin dhe femrën –
إِنَّ سَعْيَكُمْ لَشَتَّىٰ ﴿٤﴾
me të vërtetë, veprat tuaja janë të ndryshme:
فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَٱتَّقَىٰ ﴿٥﴾
atij që jep (për bamirës) dhe ruhet (prej gabimeve)
وَصَدَّقَ بِٱلْحُسْنَىٰ ﴿٦﴾
dhe i cili dëshmon (vërteton) atë që është më e bukur (besimin)
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلْيُسْرَىٰ ﴿٧﴾
Na, atij do t’ia lehtësojmë rrugën e lumturisë (xhennetit);
وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسْتَغْنَىٰ ﴿٨﴾
kurse atij që është koprrac dhe e konsideron veten të pavarur (nga Zoti),
وَكَذَّبَ بِٱلْحُسْنَىٰ ﴿٩﴾
dhe e përgënjeshtron atë më të bukurën (besimin),
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلْعُسْرَىٰ ﴿١٠﴾
Na, atij, do t’ia lehtësojmë rrugën e rëndë (skëterrës),
وَمَا يُغْنِى عَنْهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ ﴿١١﴾
e kur të hedhet (në varr), pasuria e tij nuk do t’i bën dobi.
إِنَّ عَلَيْنَا لَلْهُدَىٰ ﴿١٢﴾
Neve na përket, që ta tregojmë rrugën e drejtë,
وَإِنَّ لَنَا لَلْءَاخِرَةَ وَٱلْأُولَىٰ ﴿١٣﴾
dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë!
فَأَنذَرْتُكُمْ نَارًۭا تَلَظَّىٰ ﴿١٤﴾
Andaj Unë, ju kam tërhequr vërejtjen me zjarrin që ndizet,
لَا يَصْلَىٰهَآ إِلَّا ٱلْأَشْقَى ﴿١٥﴾
në të cilin do të hidhet vetëm më i keqi,
ٱلَّذِى كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ﴿١٦﴾
i cili ka përgënjeshtruar dhe është larguar nga besimi;
وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلْأَتْقَى ﴿١٧﴾
e do të jetë larg nga ai (zjarri), ai që i druan Perëndisë,
ٱلَّذِى يُؤْتِى مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ ﴿١٨﴾
ai që ndanë nga pasuria e tij, duke e pastruar veten (nga të këqiat),
وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعْمَةٍۢ تُجْزَىٰٓ ﴿١٩﴾
e nuk e jep atë – për t’ia kthyer ndokush,
إِلَّا ٱبْتِغَآءَ وَجْهِ رَبِّهِ ٱلْأَعْلَىٰ ﴿٢٠﴾
por vetëm që të fitojë kënaqësinë e Zotit të tij të Lartëmadhërueshëm,
وَلَسَوْفَ يَرْضَىٰ ﴿٢١﴾
dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!
Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi shqip: Hasan Efendi Nahi. Audioja: everyayah.com.
Sureja Al-Layl (الليل) është sureja nr. 92 e Kuranit. Ka 21 ajete dhe ndodhet në Juz 30. Klasifikohet si sure mekase, që do të thotë se u shpall kryesisht përpara shpërnguljes (Hixhretit) së Profetit në Medine.
Emri i saj, الليل, është mënyra si njihet sureja në arabisht.
Sureja Al-Layl ka 21 ajete.
Klasifikohet si sure Mekase.
Sureja Al-Layl ndodhet në Juzin 30.
Shtypni Luaj në këtë faqe për ta dëgjuar ajet pas ajeti, të recituar nga Abdur-Rahman As-Sudais, Mishary Alafasy, Mahmoud Khalil Al-Husary, Abdul Basit Abdus-Samad, Maher Al-Muaiqly, Saad Al-Ghamdi, Ahmad Al-Ajmi, Abu Bakr Ash-Shatri, Hani Ar-Rifai, Mohamed Siddiq Al-Minshawi, Ali Al-Hudhaify, Muhammad Ayyub, Abdullah Basfar, Yasser Ad-Dosari, Nasser Al-Qatami, Salah Al-Budair, Saud Ash-Shuraim, Abdullah Awad Al-Juhany, Muhammad Jibreel.
This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources