Sureja nr. 91 e Kuranit

Sureja Ash-Shams

Mekase 15 ajete Juz 30
Ash-Shams

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلشَّمْسِ وَضُحَىٰهَا ﴿١﴾

Betohem në Diellin dhe dritën e tij,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَٱلْقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا ﴿٢﴾

dhe Hënën që e përcjellë

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا ﴿٣﴾

dhe ditën që e bën të dukshëm atë,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَٱلَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰهَا ﴿٤﴾

dhe natën kur e mbulon

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَٱلسَّمَآءِ وَمَا بَنَىٰهَا ﴿٥﴾

dhe qiellin dhe Atë që e ka ndërtuar (atë);

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَٱلْأَرْضِ وَمَا طَحَىٰهَا ﴿٦﴾

dhe Tokën dhe Atë që e ka shtruar atë (Tokën),

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَنَفْسٍۢ وَمَا سَوَّىٰهَا ﴿٧﴾

dhe shpirtin (njeriun e parë) dhe Atë që e krijoi

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَىٰهَا ﴿٨﴾

e ua ka shpjeguar të mirën e të keqen, -

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

قَدْ أَفْلَحَ مَن زَكَّىٰهَا ﴿٩﴾

me të vërtetë, ai që e pastron atë (shpirtin), do të jetë i lumtur,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَقَدْ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا ﴿١٠﴾

e, me të vërtetë do të humbë ai që e devijon atë (shpirtin)!

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِطَغْوَىٰهَآ ﴿١١﴾

Populli i Themudit, nga shfrenimi i vet – ka përgënjeshtruar:

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشْقَىٰهَا ﴿١٢﴾

kur nga mesi i tyre u ngrit një fatzezë,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقْيَٰهَا ﴿١٣﴾

i dërguari i Perëndisë (Salihu), ju tha atyre: “Lëreni deven e Perëndisë dhe kujdesuni për kohën kur duhet të pijë ajo!”

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمْدَمَ عَلَيْهِمْ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمْ فَسَوَّىٰهَا ﴿١٤﴾

Por ata nuk i besuan (atij), madje e prënë atë (devën) – dhe Zoti i tyre shkatërroi ata për mëkatet e tyre, duke i zhdukur deri në të fundit,

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

وَلَا يَخَافُ عُقْبَٰهَا ﴿١٥﴾

se, Ai, nuk i druan pasojës nga ajo.

Tefsiri al-Muajeser (arabisht)

Ash-Shams Ajeti 1 nga 15

Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi shqip: Hasan Efendi Nahi. Audioja: everyayah.com.

Rreth sures Ash-Shams

Sureja Ash-Shams (الشمس) është sureja nr. 91 e Kuranit. Ka 15 ajete dhe ndodhet në Juz 30. Klasifikohet si sure mekase, që do të thotë se u shpall kryesisht përpara shpërnguljes (Hixhretit) së Profetit në Medine.

Emri i saj, الشمس, është mënyra si njihet sureja në arabisht.

Pyetje mbi suren Ash-Shams

Sa ajete ka sureja Ash-Shams?

Sureja Ash-Shams ka 15 ajete.

A është sureja Ash-Shams mekase apo medinase?

Klasifikohet si sure Mekase.

Në cilin Juz ndodhet sureja Ash-Shams?

Sureja Ash-Shams ndodhet në Juzin 30.

Ku mund ta dëgjoj suren Ash-Shams?

Shtypni Luaj në këtë faqe për ta dëgjuar ajet pas ajeti, të recituar nga Abdur-Rahman As-Sudais, Mishary Alafasy, Mahmoud Khalil Al-Husary, Abdul Basit Abdus-Samad, Maher Al-Muaiqly, Saad Al-Ghamdi, Ahmad Al-Ajmi, Abu Bakr Ash-Shatri, Hani Ar-Rifai, Mohamed Siddiq Al-Minshawi, Ali Al-Hudhaify, Muhammad Ayyub, Abdullah Basfar, Yasser Ad-Dosari, Nasser Al-Qatami, Salah Al-Budair, Saud Ash-Shuraim, Abdullah Awad Al-Juhany, Muhammad Jibreel.

This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources