قَالَ جَابرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا: كَانَ رسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم يُعَلِّمُنَا الْاسْتِخَارَةَ فِي الْأُمُورِ كُلِّهَا كَمَا يُعَلِّمُنَا السُّورَةَ مِنَ الْقُرْآنِ، يَقُولُ: ((إِذَا هَمَّ أَحَدُكُمْ بِالْأَمْرِ فَلْيَرْكَعْ رَكْعَتَيْنِ مِنْ غَيْرِ الْفَرِيضَةِ، ثُمَّ لْيَقُلْ: اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْتَخِيرُكَ بِعِلْمِكَ، وَأَسْتَقْدِرُكَ بِقُدْرَتِكَ، وَأَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ العَظِيمِ؛ فَإِنَّكَ تَقْدِرُ وَلاَ أَقْدِرُ، وَتَعْلَمُ وَلاَ أَعْلَمُ، وَأَنْتَ عَلاَّمُ الغُيُوبِ، اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الأمْرَ - وَيُسَمِّي حَاجَتَهُ - خَيْرٌ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي – أَوْ قَالَ: عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ - فَاقْدُرْهُ لِي وَيَسِّرْهُ لِي ثمَّ بَارِكْ لِي فِيهِ، وَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الْأَمْرَ شَرٌّ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي – أَوْ قَالَ: عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ – فَاصْرِفْهُ عَنِّي وَاصْرِفْنِي عَنْهُ وَاقْدُرْ لِيَ الْخَيْرَ حَيْثُ كَانَ، ثُمَّ أَرْضِنِي بِهِ)).وَمَا نَدِمَ مَنِ اسْتَخَارَ الْخَالِقَ، وَشَاوَرَ الْمَخْلُوقِينَ الْمُؤْمِنِينَ وَتَثَبَّتَ فِي أَمْرِهِ، فَقَدْ قَالَ اللَّه تعالى: ﴿وَشاوِرْهُمْ فِي الْأَمْرِ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ﴾ .
(Nga Xhabir ibn Abdullahu, i cili tha: ’Profeti na mësonte të kërkonim udhëzim në të gjitha punët tona, ashtu siç na mësonte një sure nga Kurani. Ai thoshte: ’Nëse dikush prej jush synon të ndërmarrë një punë, le të falë dy rekate namaz nafile dhe pas tyre le të bëjë dua:‘O Allah, kërkoj këshillën Tënde me dijen Tënde dhe me fuqinë Tënde kërkoj forcë dhe të kërkoj nga dhuntia Jote e madhe, sepse vërtet Ti je i aftë ndërsa unë jo, Ti di ndërsa unë nuk di dhe Ti je Njohësi i të fshehtës. O Allah, nëse e di se kjo çështje -dhe këtu e përmend nevojën e tij- është e mirë për mua në fenë time, në jetën time dhe në fundin tim, atëherë cakto-ma dhe lehtësoma, dhe bekoma, e nëse e di se kjo çështje është e keqe për mua në fenë time, në jetën time dhe në fundin tim, atëherë largoje nga unë dhe më largo mua prej saj, dhe cakto për mua të mirën kudo që të jetë dhe më bëj të kënaqur me të.)(Kush kërkon udhëzim nga Krijuesi i tij, këshillohet me besimtarët e tjerë dhe pastaj qëndron i patundur në vendimin e tij, nuk pendohet, sepse Allahu ka thënë:…dhe këshillohu me ta në çështje. Pastaj, kur të marrësh vendim, mbështetu te Allahu…)