Vlera e përmendjes së Allahut
قَالَ صلى الله عليه وسلم مَنْ قَالَ: سُبْحَانَ اللَّهِ وَبِحَمْدِهِ فِي يَوْمٍ مِائَةَ مَرَّةٍ حُطَّتْ خَطَايَاهُ وَلَوْ كَانَتْ مِثْلَ زَبَدِ الْبَحْر)).
(Kush thotë:(Larg të metave është Allahu dhe e falënderoj Atë.) njëqind herë gjatë ditës, i shlyhen mëkatet, edhe sikur të jenë si shkuma e detit.)
وَقَالَ صلى الله عليه وسلم: ((مَنْ قَالَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ، وَلَهُ الْحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ عَشْرَ مِرَارٍ، كَانَ كَمَنْ أَعْتَقَ أَرْبَعَةَ أَنْفُسٍ مِنْ وَلَدِ إِسْمَاعِيلَ)).
(Ebu Hurejra tregon se i Dërguari i Allahut tha: ‘Kush thotë: (Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, i Vetëm, pa asnjë ortak. I Tij është sundimi dhe falënderimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.) njëqind herë gjatë ditës, ka shpërblimin e lirimit të dhjetë robërve, i regjistrohen njëqind të mira dhe i fshihen njëqind të këqija, dhe ka marrë mbrojtje nga shejtani atë ditë deri në mbrëmje dhe askush nuk do të vijë me diçka më të mirë përveç atij që ka bërë më shumë.)
وَقَالَ صلى الله عليه وسلم: ((كَلِمَتَانِ خَفِيفَتَانِ عَلَى اللِّسَانِ، ثَقِيلَتَانِ فِي الْمِيزَانِ، حَبِيبَتَانِ إِلَى الرَّحْمَنِ: سُبْحَانَ اللَّهِ وَبِحَمْدِهِ، سُبْحانَ اللَّهِ الْعَظِيمِ)).
(Ebu Hurejra tregon se i Dërguari i Allahut tha:’(Ka) Dy fjalë, (të cilat janë) të lehta në gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura për Gjithëmëshirshmin: (Larg të metave është Allahu dhe e falënderoj Atë. Larg të metave është Allahu, Më i Madhi.))
وَقَالَ صلى الله عليه وسلم: ((لَأَنْ أَقُولَ سُبْحَانَ اللَّهِ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ، وَلاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَاللَّهُ أَكْبَرُ، أَحَبُّ إِلَيَّ مِمَّا طَلَعَتْ عَلَيْهِ الشَّمسُ)).
(Ebu Hurejra tregon se i Dërguari i Allahut tha: ‘Të thuash: (Larg të metave është Allahu, dhe falënderimi i takon Allahut. Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe Allahu është më i Madhi.) është më e dashur për mua se gjithçka mbi të cilën është ngritur dielli.)
وَقَالَ صلى الله عليه وسلم: ((أَيَعْجِزُ أَحَدُكُم أَنْ يَكْسِبَ كُلَّ يَوْمٍ أَلْفَ حَسَنَةٍ)) فَسَأَلَهُ سَائِلٌ مِنْ جُلَسَائِهِ كَيْفَ يَكْسِبُ أَحَدُنَا أَلْفَ حَسَنَةٍ؟ قَالَ: ((يُسَبِّحُ مِائَةَ تَسْبِيحَةٍ، فَيُكتَبُ لَهُ أَلْفُ حَسَنَةٍ أَوْ يُحَطُّ عَنْهُ أَلْفُ خَطِيئَةٍ)).
(Sadi tha: ‘Ishim ulur me të Dërguarin e Allahut, dhe ai tha: ‘A nuk mund ndonjëri prej jush të fitojë një mijë të mira çdo ditë?’ Dikush e pyeti: Si arrihet një mijë të mira? Ai u përgjigj: ‘Duhet të thotë: (Larg të metave është Allahu.) njëqind herë, sepse i regjistrohen një mijë të mira ose i fshihen një mijë të këqija.)
((مَنْ قَالَ: سُبْحَانَ اللَّهِ الْعَظِيمِ وَبِحَمْدِهِ غُرِسَتْ لَهُ نَخْلَةٌ فِي الْجَنَّةِ)).
(Xhabiri tregoi se Profeti tha: ‘Kush thotë: (Larg të metave është Allahu, Më i Madhi, dhe e falënderoj Atë.) i mbillet një palmë në Xhenet.)
وَقَالَ صلى الله عليه وسلم: ((يَا عَبْدَ اللَّهِ بْنَ قَيْسٍ أَلاَ أَدُلُّكَ عَلَى كَنْزٍ مِنْ كُنُوزِ الْجَنَّةِ))؟ فَقُلْتُ: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ، قَالَ: ((قُلْ لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ)).
(Abdullah ibn Kajsi tregoi se Profeti i tha: ‘ O Abdullah ibn Kajs, a të të informoj për një thesar nga thesaret e Xhenetit?’ Pastaj tha: ‘Thuaj: (Nuk ka forcë as fuqi pa Allahun.))
وَقَالَ صلى الله عليه وسلم: ((أَحَبُّ الْكَلاَمِ إِلَى اللَّهِ أَرْبَعٌ: سُبْحَانَ اللَّهِ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ، وَلاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَاللَّهُ أَكْبَرُ، لاَ يَضُرُّكَ بِأَيِّهِنَّ بَدَأتَ)).
(fjalët më të dashura te Allahu janë katër: (Larg të metave është Allahu, falënderimi i takon Allahut. Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi.))(nuk ka rëndësi me cilën prej tyre fillon.)
جَاءَ أَعْرَابِيٌّ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم فَقَالَ: عَلِّمْنِي كَلاماً أَقُولُهُ: قَالَ: ((قُلْ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، اللَّهُ أَكْبَرُ كَبِيراً، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيراً، سُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ العَالَمِينَ، لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ)) قَالَ: فَهَؤُلاَءِ لِرَبِّي، فَمَا لِي؟ قَالَ: ((قُلْ: اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي، وَارْحَمْنِي، وَاهْدِنِي، وَارْزُقْنِي)).
(Sad ibn Ebi Vekkasi tregoi se një burrë erdhi te i Dërguari i Allahut dhe i tha: ‘Më mëso diçka që ta them?’ Ai tha: ‘Thuaj: (Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, i Vetëm, pa ortak. Allahu është më i Madhi dhe falënderim i shumtë i takon Allahut. Larg të metave është Allahu, Zoti i botëve. Nuk ka forcë as fuqi pa Allahun, të Gjithëfuqishmin, të Urtin.) burri pastaj tha: ‘Këto janë për Zotin tim, po për mua çfarë?’ Ai u përgjigj: ‘Thuaj:(O Allah, më fal, ki mëshirë për mua, më udhëzo dhe më furnizo.))
كَانَ الرَّجُلُ إِذَا أَسْلَمَ عَلَّمَهُ النَّبيُّ صلى الله عليه وسلم الصَّلاَةَ ثُمَّ أَمَرَهُ أَنْ يَدْعُوَ بِهَؤُلاَءِ الْكَلِمَاتِ: ((اللَّهُمَّ اغْفِرِ لِي، وَارْحَمْنِي، وَاهْدِنِي، وَعَافِنِي وَارْزُقْنِي)).
(Tarik El-Ashxhai tha: ‘Kur dikush pranonte Islamin, Profeti e mësonte si të falej dhe pastaj e urdhëronte të bënte dua me këto fjalë: (O Allah, më fal, ki mëshirë për mua, më udhëzo, më jep shëndet dhe më furnizo.))
((إِنَّ أَفْضَلَ الدُّعَاءِ الْحَمْدُ لِلَّهِ، وَأَفْضَلَ الذِّكْرِ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ)).
(Xhabir ibn Abdullahu tregoi se i Dërguari i Allahut tha: ‘Vërtet, dua më e mirë është: (Falënderimi i takon Allahut.) dhe vërtet, forma më e mirë e përmendjes është: (Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut.))
الباقيات الصالحات : سبحان الله والحمد لله ، ولا إله إلا الله ،والله أكبر ،و لا حول ولا قوة إلا بالله
Veprat e mira që mbeten janë ‘Lavdëruar qoftë Allahu’, dhe ‘Falënderimi i takon Allahut’, dhe ‘Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut’, dhe ‘Allahu është më i Madhi’, dhe ‘Nuk ka forcë as fuqi pa Allahun’