Fjalë përmendjeje për mëngjesin dhe mbrëmjen
أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيطَانِ الرَّجِيمِ ﴿اللَّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لاَ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلاَ نَوْمٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلاَ يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلاَّ بِمَا شَاء وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلاَ يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ﴾.
Allahu – nuk ka zot tjetër përveç Tij, i Gjalli, Mbikëqyrësi i përhershëm i [çdo] ekzistence. Nuk e kap as përgjumja e as gjumi. I Tij është çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë. Kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveçse me lejen e Tij? Ai di çfarë është [tani] para tyre dhe çfarë do të jetë pas tyre, dhe ata nuk përfshijnë asgjë nga dija e Tij përveç asaj që Ai dëshiron. Kursiu i Tij përfshin qiejt dhe tokën, dhe ruajtja e tyre nuk e lodh. Dhe Ai është Më i Larti, Më i Madhi.
(بسم الله الرحمن الرحيم ﴿قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ اللَّهُ الصَّمَدُ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُواً أَحَدٌ﴾.) (بسم الله الرحمن الرحيم ﴿قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ مِن شَرِّ مَا خَلَقَ وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ﴾.) (بسم الله الرحمن الرحيم ﴿قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ مَلِكِ النَّاسِ إِلَهِ النَّاسِ مِن شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ مِنَ الْجِنَّةِ وَ النَّاسِ﴾)
([Sureja El-Ihlas (112)]( 1 ) Thuaj: Ai është Allahu, [që është] Një,( 2 ) Allahu, Streha e përjetshme.( 3 ) Nuk ka lindur dhe nuk është lindur,( 4 ) Dhe nuk ka asnjë të barabartë me Të.)([Sureja El-Felek (113)] ( 1 ) Thuaj: Kërkoj mbrojtje te Zoti i agimit( 2 ) Nga e keqja e asaj që ka krijuar( 3 ) Dhe nga e keqja e errësirës kur bie( 4 ) Dhe nga e keqja e atyre që fryejnë nëpër nyje( 5 ) Dhe nga e keqja e smirëzitit kur smirëzihet. )([Sureja En-Nas (114)])( 1 ) Thuaj: Kërkoj mbrojtje te Zoti i njerëzve,( 2 ) Sunduesi i njerëzve.( 3 ) Zoti i njerëzve,( 4 ) Nga e keqja e pëshpëritësit që fshihet -( 5 ) Që pëshpërit [të keqen] në gjokset e njerëzve -( 6 ) Qoftë nga xhinët, qoftë nga njerëzit.
((أَصْبَحْنَا وَأَصْبَحَ الْمُلْكُ لِلَّهِ ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ، لاَ إِلَهَ إلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ، رَبِّ أَسْأَلُكَ خَيْرَ مَا فِي هَذَا الْيَوْمِ وَخَيرَ مَا بَعْدَهُ ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا فِي هَذَا الْيَوْمِ وَشَرِّ مَا بَعْدَهُ، رَبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْكَسَلِ وَسُوءِ الْكِبَرِ، رَبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابٍ فِي النَّارِ وَعَذَابٍ فِي الْقَبْرِ)). [ وإذا أمسى قال: أمسينا وأمسى الملك للَّه] [وإذا أمسى قال: رب أسألك خير ما في هذه الليلة، وخير ما بعدها، وأعوذ بك من شر ما في هذه الليلة، وشر ما بعدها.]
‘Arritëm në mëngjes dhe në këtë çast i takon Allahut gjithë sundimi, dhe falënderimi i takon Allahut. Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, i Vetëm, pa asnjë ortak, i Tij është sundimi dhe falënderimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë. O Zoti im, të kërkoj të mirën e kësaj dite dhe të mirën e asaj që vjen pas saj dhe kërkoj mbrojtje te Ti nga e keqja e kësaj dite dhe e keqja e asaj që vjen pas saj. O Zoti im, kërkoj mbrojtje te Ti nga përtacia dhe pleqëria. O Zoti im, kërkoj mbrojtje te Ti nga mundimi në Zjarr dhe ndëshkimi në varr.’
((اللَّهُمَّ بِكَ أَصْبَحْنَا، وَبِكَ أَمْسَيْنَا ، وَبِكَ نَحْيَا، وَبِكَ نَمُوتُ وَإِلَيْكَ النُّشُورُ)). [وإذا أمسى قال: اللَّهم بك أمسينا، وبك أصبحنا، وبك نحيا، وبك نموت، وإليك المصير.]
(O Allah, me lejen Tënde arritëm në mëngjes dhe me lejen Tënde arritëm në mbrëmje, me lejen Tënde jetojmë dhe vdesim dhe te Ti është ringjallja jonë.)[Në mbrëmje:](O Allah, me lejen Tënde arritëm në mbrëmje dhe me lejen Tënde arritëm në mëngjes, me lejen Tënde jetojmë dhe vdesim dhe te Ti është kthimi ynë.)
((اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لَا إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ، خَلَقْتَنِي وَأَنَا عَبْدُكَ، وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ، أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ، أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ، وَأَبُوءُ بِذَنْبِي فَاغْفِرْ لِي فَإِنَّهُ لاَ يَغْفِرُ الذُّنوبَ إِلاَّ أَنْتَ)).
(O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Teje, Ti më krijove dhe unë jam robi Yt dhe qëndroj besnik ndaj besëlidhjes dhe premtimit Tënd sa të mundem, kërkoj mbrojtje te Ti nga e keqja që kam bërë. Pranoj dhuntinë Tënde ndaj meje dhe pranoj mëkatin tim, prandaj më fal, sepse vërtet askush nuk i fal mëkatet përveç Teje.)
((اللَّهُمَّ إِنِّي أَصْبَحْتُ أُشْهِدُكَ، وَأُشْهِدُ حَمَلَةَ عَرْشِكَ، وَمَلاَئِكَتِكَ، وَجَمِيعَ خَلْقِكَ، أَنَّكَ أَنْتَ اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ وَحْدَكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ، وَأَنَّ مُحَمَّداً عَبْدُكَ وَرَسُولُكَ)) (أربعَ مَرَّاتٍ).[ وإذا أمسى قال: اللَّهم إني أمسيت...]
(O Allah, vërtet kam arritur në mëngjes dhe të thërras Ty, bartësit e Fronit Tënd, engjëjt e Tu dhe të gjitha krijesat e Tua, të dëshmojnë se Ti je Allahu, nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Teje, i Vetëm, pa asnjë ortak, dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari Yt.) (katër herë në mëngjes dhe në mbrëmje)(Shënim: në mbrëmje, lexohet (amsejtu) në vend të (asbahtu).)
((اللَّهُمَّ مَا أَصْبَحَ بِي مِنْ نِعْمَةٍ أَوْ بِأَحَدٍ مِنْ خَلْقِكَ فَمِنْكَ وَحْدَكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ، فَلَكَ الْحَمْدُ وَلَكَ الشُّكْرُ)). [وإذا أمسى قال: اللَّهم ما أمسى بي...]
(O Allah, çdo begati me të cilën jam ngritur unë ose ndonjë nga krijesat e Tua është prej Teje të vetëm, pa ortak, prandaj Ty të takon çdo falënderim dhe Ty të takon çdo mirënjohje.)(…kush e thotë këtë në mëngjes ka paguar mirënjohjen e ditës së tij dhe kush e thotë këtë në mbrëmje ka paguar mirënjohjen e natës së tij.)(Shënim: në mbrëmje, lexohet (amsa) në vend të (asbaha).)
((اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي بَدَنِي، اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي سَمْعِي، اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي بَصَرِي، لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ. اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْكُفْرِ، وَالفَقْرِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ القَبْرِ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ)) (ثلاثَ مرَّاتٍ).
(O Allah, më jep shëndet në trup, o Allah, më jep shëndet në dëgjim, o Allah, më jep shëndet në shikim. Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Teje.)(tri herë) (O Allah, kërkoj mbrojtje te Ti nga mosbesimi dhe varfëria, dhe kërkoj mbrojtje te Ti nga ndëshkimi i varrit. Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Teje. (tri herë))
((حَسْبِيَ اللَّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ عَلَيهِ تَوَكَّلتُ وَهُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ)) (سَبْعَ مَرّاتٍ).
Më mjafton Allahu, nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, mbi Të mbështetem dhe Ai është Zoti i Fronit të madh.’ (Lexohet shtatë herë në arabisht.)
((اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ: فِي دِينِي وَدُنْيَايَ وَأَهْلِي، وَمَالِي، اللَّهُمَّ اسْتُرْ عَوْرَاتِي، وَآمِنْ رَوْعَاتِي، اللَّهُمَّ احْفَظْنِي مِنْ بَينِ يَدَيَّ، وَمِنْ خَلْفِي، وَعَنْ يَمِينِي، وَعَنْ شِمَالِي، وَمِنْ فَوْقِي، وَأَعُوذُ بِعَظَمَتِكَ أَنْ أُغْتَالَ مِنْ تَحْتِي)).
O Allah, të kërkoj falje dhe shëndet të mirë në këtë jetë dhe në tjetrën. O Allah, të kërkoj falje dhe shëndet të mirë në çështjet e mia fetare dhe të kësaj bote, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah, mbulo të metat e mia dhe qetësoma frikën. O Allah, më ruaj nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, dhe nga sipër, dhe kërkoj mbrojtje te Ti që të mos gëlltitem nga toka.
((اللَّهُمَّ عَالِمَ الغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَاطِرَ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضِ، رَبَّ كُلِّ شَيْءٍ وَمَلِيكَهُ، أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ، أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ نَفْسِي، وَمِنْ شَرِّ الشَّيْطانِ وَشَرَكِهِ، وَأَنْ أَقْتَرِفَ عَلَى نَفْسِي سُوءاً، أَوْ أَجُرَّهُ إِلَى مُسْلِمٍ)).
(O Allah, Njohës i të fshehtës dhe i së dukshmes, Krijues i qiejve dhe i Tokës, Zot dhe Sundues i çdo gjëje, dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Teje. Kërkoj mbrojtje te Ti nga e keqja e vetes sime dhe nga e keqja dhe shirku i shejtanit, dhe nga bërja e padrejtësisë ndaj vetes sime ose nga sjellja e saj mbi një mysliman tjetër.)(shirku: t’i bësh ortakë Allahut në ato që i takojnë vetëm Atij. Kjo mund të ndodhë (1) në besim, p.sh. të besosh se dikush tjetër përveç Allahut ka fuqi të sjellë dobi a dëm, (2) në fjalë, p.sh. të betohesh për dikë tjetër përveç Allahut dhe (3) në veprim, p.sh. të përkulesh ose të bësh sexhde për dikë tjetër përveç Allahut.)
((بِسْمِ اللَّهِ الَّذِي لاَ يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيْءٌ فِي الْأَرْضِ وَلاَ فِي السّمَاءِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ)) (ثلاثَ مرَّاتٍ).
(Me emrin e Allahut, me emrin e të cilit nuk dëmtohet asgjë në tokë as në qiej dhe Ai është Gjithëshikuesi, Gjithëdijuesi.’(tri herë))
((رَضِيتُ بِاللَّهِ رَبَّاً، وَبِالْإِسْلاَمِ دِيناً، وَبِمُحَمَّدٍ صلى الله عليه وسلم نَبِيّاً)) (ثلاثَ مرَّاتٍ).
(Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin si Profet.’(tri herë))
((يَا حَيُّ يَا قَيُّومُ بِرَحْمَتِكَ أَسْتَغيثُ أَصْلِحْ لِي شَأْنِيَ كُلَّهُ وَلاَ تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ)).
(O i Gjalli, o i Përhershmi dhe Mbështetës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma rregullo çdo çështje dhe mos më lër vetes sime, as për sa një lëvizje e syrit.)
((أَصْبَحْنَا وَأَصْبَحَ الْمُلْكُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ، اللَّهُـمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَ هَذَا الْيَوْمِ:فَتْحَهُ، وَنَصْرَهُ، وَنورَهُ، وَبَرَكَتَهُ، وَهُدَاهُ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا فِيهِ وَشَرِّ مَا بَعْدَهُ)). [وإذا أمسى قال: أمسينا وأمسى الملك للَّه ربّ العالمين اللَّهم إني أسألك خير هذه الليلة: فتحها، ونصرها، ونورها، وبركتها، وهداها، وأعوذ بك من شر ما فيها، وشر ما بعدها.]
(Arritëm në mëngjes dhe në këtë çast gjithë sundimi i takon Allahut, Zotit të botëve. O Allah, të kërkoj të mirën e kësaj dite, fitoret dhe sukseset e saj, dritën dhe bekimet e saj dhe udhëzimin e saj, dhe kërkoj mbrojtje te Ti nga e keqja e kësaj dite dhe e keqja që vjen pas saj.)[Për mbrëmjen, duaja lexohet kështu:](Arritëm në mbrëmje dhe në këtë çast gjithë sundimi i takon Allahut, Zotit të botëve. O Allah, të kërkoj të mirën e kësaj nate, fitoret dhe sukseset e saj, dritën dhe bekimet e saj dhe udhëzimin e saj, dhe kërkoj mbrojtje te Ti nga e keqja e kësaj nate dhe e keqja që vjen pas saj.)
((أَصْبَحْنا عَلَى فِطْرَةِ الْإِسْلاَمِ، وَعَلَى كَلِمَةِ الْإِخْلاَصِ، وَعَلَى دِينِ نَبِيِّنَا مُحَمَّدٍ صلى الله عليه وسلم، وَعَلَى مِلَّةِ أَبِينَا إِبْرَاهِيمَ، حَنِيفاً مُسْلِماً وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشرِكِينَ)). [وإذا أمسى قال: أمسينا على فطرة الإسلام...]
(Ngrihemi mbi fitren e Islamit, mbi fjalën e besimit të pastër, mbi fenë e Profetit tonë Muhamed dhe mbi fenë e stërgjyshit tonë Ibrahim, i cili ishte mysliman dhe i besimit të vërtetë dhe nuk ishte nga ata që i bëjnë ortakë Allahut.)(fitra: feja e Islamit, rruga e Ibrahimit a.s.)(Shënim: në mbrëmje, lexohet amsejna në vend të asbahna.)
((سُبْحَانَ اللَّهِ وَبِحَمْدِهِ)) (مائة مرَّةٍ).
(Larg të metave është Allahu dhe e falënderoj Atë.)(njëqind herë)
((لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ)) (عشرَ مرَّات) ، أَوْ (مرَّةً واحدةً عندَ الكَسَلِ).
(Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, i Vetëm, pa asnjë ortak, i Tij është sundimi dhe falënderimi, dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.)( [dhjetë herë ose një herë nëse ke përtesë])
((لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ)) (مائةَ مرَّةٍ إذا أصبحَ).
(Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, i Vetëm, pa asnjë ortak, i Tij është sundimi dhe falënderimi, dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.)((njëqind herë çdo ditë))
((سُبْحَانَ اللَّهِ وَبِحَمْدِهِ: عَدَدَ خَلْقِهِ، وَرِضَا نَفْسِهِ، وَزِنَةَ عَرْشِهِ، وَمِدَادَ كَلِمَاتِهِ)) (ثلاثَ مرَّاتٍ إذا أصبحَ).
(Larg të metave është Allahu dhe e falënderoj Atë sa numri i krijesave të Tij dhe sa kënaqësia e Tij, sa pesha e Fronit të Tij dhe sa boja e fjalëve të Tij.)(tri herë)
((اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ عِلْماً نَافِعاً، وَرِزْقاً طَيِّباً، وَعَمَلاً مُتَقَبَّلاً)) (إذا أصبحَ).
(O Allah, të kërkoj dije të dobishme, furnizim të mirë dhe vepra të pranuara.)
((أَسْتَغْفِرُ اللَّهَ وَأَتُوبُ إِلَيْهِ)) (مِائَةَ مَرَّةٍ فِي الْيَوْمِ).
‘Kërkoj faljen e Allahut dhe pendohem para Tij.’ [njëqind herë në ditë]
((أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ)) (ثلاثَ مرَّاتٍ إذا أمسى).
(Kërkoj mbrojtje te fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja e asaj që ka krijuar.)(tri herë në mbrëmje)
((اللَّهُمَّ صَلِّ وَسَلِّمْ عَلَى نَبَيِّنَا مُحَمَّدٍ)) (عشرَ مرَّاتٍ).
‘O Allah, dërgo salavat dhe paqe mbi Profetin tonë Muhamed.’ [dhjetë herë]