إِذَا زُلْزِلَتِ ٱلْأَرْضُ زِلْزَالَهَا ﴿١﴾
Kur Toka të dridhet me dridhjen e tmerrshme të saj,
Sureja nr. 99 e Kuranit
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
إِذَا زُلْزِلَتِ ٱلْأَرْضُ زِلْزَالَهَا ﴿١﴾
Kur Toka të dridhet me dridhjen e tmerrshme të saj,
وَأَخْرَجَتِ ٱلْأَرْضُ أَثْقَالَهَا ﴿٢﴾
dhe kur ajo (Toka) të nxjerrë materiale nga brendia e saj,
وَقَالَ ٱلْإِنسَٰنُ مَا لَهَا ﴿٣﴾
dhe njeriu të thërret: “Çka ka ajo?!”
يَوْمَئِذٍۢ تُحَدِّثُ أَخْبَارَهَا ﴿٤﴾
atë Ditë ajo tregon lajmet e veta (veprat e mira dhe të këqia) që kanë ngjarë në të,
بِأَنَّ رَبَّكَ أَوْحَىٰ لَهَا ﴿٥﴾
sepse, Zoti yt e ka urdhëruar atë.
يَوْمَئِذٍۢ يَصْدُرُ ٱلنَّاسُ أَشْتَاتًۭا لِّيُرَوْا۟ أَعْمَٰلَهُمْ ﴿٦﴾
Atë Ditë, njerëzit do të paraqiten në grupe-grupe (të ndara), për t’ju treguar veprat e tyre:
فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًۭا يَرَهُۥ ﴿٧﴾
ai që ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël madje sa thërmia, do ta shohin atë,
وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍۢ شَرًّۭا يَرَهُۥ ﴿٨﴾
kurse ai që ka punuar të keqe, qoftë madje sa thërmia – do ta shohin atë.
Teksti arabisht: shkrimi osman. Përkthimi shqip: Hasan Efendi Nahi. Audioja: everyayah.com.
Sureja Az-Zalzalah (الزلزلة) është sureja nr. 99 e Kuranit. Ka 8 ajete dhe ndodhet në Juz 30. Klasifikohet si sure medinase, që do të thotë se u shpall kryesisht pas shpërnguljes (Hixhretit) së Profetit në Medine.
Emri i saj, الزلزلة, është mënyra si njihet sureja në arabisht.
Sureja Az-Zalzalah ka 8 ajete.
Klasifikohet si sure Medinase.
Sureja Az-Zalzalah ndodhet në Juzin 30.
Shtypni Luaj në këtë faqe për ta dëgjuar ajet pas ajeti, të recituar nga Abdur-Rahman As-Sudais, Mishary Alafasy, Mahmoud Khalil Al-Husary, Abdul Basit Abdus-Samad, Maher Al-Muaiqly, Saad Al-Ghamdi, Ahmad Al-Ajmi, Abu Bakr Ash-Shatri, Hani Ar-Rifai, Mohamed Siddiq Al-Minshawi, Ali Al-Hudhaify, Muhammad Ayyub, Abdullah Basfar, Yasser Ad-Dosari, Nasser Al-Qatami, Salah Al-Budair, Saud Ash-Shuraim, Abdullah Awad Al-Juhany, Muhammad Jibreel.
This page is translated with machine assistance and may contain mistakes. The English and Arabic versions are our reference. About our sources