Pendimi dhe kërkimi i faljes
قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم: ((وَاللَّهِ إِنِّي لأَسْتَغفِرُ اللَّهَ وَأَتُوبُ إِلَيْهِ فِي الْيَوْمِ أَكْثَرَ مِنْ سَبْعِينَ مَرَّةٍ)).
(I Dërguari i Allahut tha: ‘Pasha Allahun, unë kërkoj falje dhe pendohem te Allahu më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë.)
وَقَالَ صلى الله عليه وسلم: ((يَا أَيُّهَا النَّاسُ تُوبُوا إِلَى اللَّهِ فَإِنِّي أَتُوبُ فِي الْيَوْمِ إِلَيْهِ مِائَةَ مَرَّةٍ)).
(Ai tha gjithashtu: ‘O njerëz, pendohuni! Vërtet unë pendohem te Allahu njëqind herë në ditë.)
وَقَالَ صلى الله عليه وسلم: ((مَنْ قَالَ أَسْتَغْفِرُ اللَّهَ الْعَظيمَ الَّذِي لاَ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ القَيّوُمُ وَأَتُوبُ إِلَيهِ، غَفَرَ اللَّهُ لَهُ وَإِنْ كَانَ فَرَّ مِنَ الزَّحْفِ)).
(Ai tha gjithashtu: ‘Kush thotë:(Kërkoj faljen e Allahut, përveç të cilit nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet, të Gjallit, të Përhershmit dhe Mbështetësit të çdo gjëje, dhe pendohem para Tij.) Allahu do t’ia falë edhe nëse ka qenë nga ata që ikën gjatë përparimit të ushtrisë.)
وَقَالَ صلى الله عليه وسلم: ((أَقْرَبُ مَا يَكُونُ الرَّبُّ مِنَ الْعَبْدِ فِي جَوْفِ اللَّيْلِ الآخِرِ فَإِنِ اسْتَطَعْتَ أَنْ تَكُونَ مِمَّنْ يَذْكُرُ اللَّهَ فِي تِلْكَ السَّاعَةِ فَكُنْ)).
(Ai tha: ‘Më afër se çdo herë tjetër është Zoti te robi i Tij në mes të natës, prandaj nëse mundesh të jesh nga ata që e përmendin Allahun në atë kohë, bëje këtë.)
وَقَالَ صلى الله عليه وسلم: ((أَقْرَبُ مَا يَكُونُ الْعَبْدُ مِنْ رَبِّهِ وَهُوَ سَاجِدٌ فَأَكثِرُوا الدُّعَاءَ)).
(Ai tha gjithashtu: ‘Më afër Zotit të tij është rob kur është në sexhde, prandaj bëni shumë dua në të.)
وَقَالَ صلى الله عليه وسلم: ((إِنَّهُ لَيُغَانُ عَلَى قَلْبِي وَإِنِّي لأَسْتَغْفِرُ اللَّهَ فِي الْيَوْمِ مِائَةَ مَرَّةٍ)).
(Ai tha gjithashtu: ‘Vërtet zemra ime preokupohet dhe unë kërkoj faljen e Allahut njëqind herë në ditë.)(preokupohet: d.m.th. në një gjendje ‘harrese’. Profeti gjithmonë shtonte përmendjen e Zotit të tij, për t’iu afruar Allahut dhe për të pasur ndërgjegjen e Allahut, aq sa nëse ky intensitet pakësohej në ndonjë mënyrë, ai e konsideronte mëkat dhe nxitonte të kërkonte falje nga Allahu.)